SPORT

Luka Doncici, Michael Jordani i ri nga Sllovenija!?

Luka Donici me prejardhje eshte nga Lubjana,Slloveni eshte vetem 18 vjeqar  dhe po mahnit gjithe boten e basketbollit me paraqitjet e tije ne klubin e Basketbollit Real Madrid ku se fundmi her ne ndeshje qe u zhvillua "El Clasico" mes Barcelona Lassa dhe Real Madridit ai arriti te shenoj nga i gjith tereni.Gjithashtu ai konsiderohet se do te jet First Pick.1 ne NBA Draft 2018    

Zaev, ligji për gjuhët miratohet në fund të janarit; Zaev dhe Rama në Pustec, vizitë shkollave ku mësohet në gjuhën maqedonase

Ligji për përdormimin e gjuhëve i cili parasheh avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni pritet të miratohet deri në fund të janarit të vitit 2018.
Kështu deklaroi Kryeminsitri Zoran Zaev, bazuar në agjendën që i ka paraqitur atij kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
“Në pajtim me Kushtetutën qytetarët e bashkësisë së dytë sipas numirit, bashkësia shqiptare por edhe pjestarët e bashkësive të tjera më të vogla, do të fitojnë realizim nëpërmjet ligjit të së drejtësis kushtetuese të përdorimit të gjuhës së tyre amtare. Duke shkuar djrejt evropës pres që maqedonia pres që me konsenzus ti përkrahë këto vendime. Shpresoj se ligji do të miratohet diku diku në fund të janarit, në pajtim me agjendën e cila mu paraqit nga kryepari i Kuvendit të Maqedonisë”, shprehet kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Këtë prononcim Zaev e bëri në Shqipëri pas mbledhjeve të përbashkët të dy qeverive.
Ndërsa ai i shoqëruar edhe nga kryeminsitri shqiptar Edi Rama në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri vizituan komunën e Pushtecit dhe Prspën e vogël ku jetojnë pjestarë të komunitetit maqedonas.
“Është shum domethënëse që ne jemi këtu sëbashku, dhe takimi me këtë komunitet nuk është dhjesht një vizitë simbolike por është edhe një mëmnyrë për të treguar për të gjith opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni se sa shum rëndësi I japim kësaj bashkëjetese dhe sa shum e rëndësishe është që njësoj si këta fëmijë që I flasin mrekullisht të dyja gjuhët edhe Maqedonia dhe Shqipëria të komunikojnë mrekullisht me njëra tjetrën”, u shpreh kryeministti i Shqipërisë, Edi Rama.
“Kishim mundësi të shohim një performansë të fëmijëve nga klasa e shtatë, me recitim të poezive edhe në gjuhën maqedone edhe në gjuhën shqipe. Kjo dëshmon se gjuha jonë maqedonase shfrytëzohet këtu fëmijët mësojnë, për shkak se mund të dëgjonim poezi të cilat I dëgjojmë edhe në shkollat tona. Shpresoj se do të kultivohet gjuha shqipe gjithsesi duke i respektuar ligjet e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Gjatë kësaj vizite dy kryeministrat realizuan takim me përfaqësues të pushtetit lokal, dhe vizituan shkollat me çrast dhuruan edhe pajisje për nxënësit.

CICO, a është dieta e re ketogjenike?

Kur bëhet fjalë për dietat e njerëzve të famshëm, shumë shpejt nuk do të jetë dieta e re Paleo, si dietë ketogjenike, pasi diçka tjetër po përdoret në masë...  
Regjimi i fundit i VIP-ave është dieta CICO, e cila ka marrë famë në javët e fundit përmes Reddit, dhe është metoda klasike e humbjes së peshës.
CICO është një akronimë për “Calories In, Calories Out’ (merr kalori, shpenzo kalori) dhe nga përdoruesit e Reddit është cilësuar si “dieta që duhet ndjekur”, por jo të gjithë janë të bindur. Por çfarë mendimi kanë dietologët për CICO?
Teksa mbrojtësit e regjimit CICO argumentojnë se nuk është e nevojshme se çfarë ha, me kusht që të krijoni çdo ditë një defiçit kalorish, Lyndi Cohen, dietologe australiane thotë se ka një marzh të madh gabimi. “Me numërimin e kalorive, ju bëni disa gabime. Kur njerëzit numërojnë kaloritë, ata nuk numërojnë më ushqyesit, dhe thjesht shohin numrat. Kjo do të thotë që ju mund të hani edhe ushqime fast-food, duke siguruar kaloritë e nevojshme gjatë ditës”, tha ajo për Daily Mail Australia.
Cohen thotë gjithashtu se kur njerëzit “reduktojnë” kaloritë e tyre apo hanë më pak, trupi i tyre hyn në një “mënyrë urie ku trupi juaj nis të hajë muskujt”.
“Është ironike, sepse dieta si CICO përpiqen të inkurajojnë balancën, por në fakt nuk ka balancë. Ndërkohë ju fiksoheni me numrat, për të dyja, numrat e kalorive dhe të ushqimeve dhe numrat e peshores. Do të ndjeheni fajtor kur të hani gjënë e gabuar. Me CICO mund të humbni peshë, po nuk do të jetë e qëndrueshme. Njerëzit që kanë reduktuar kaloritë dhe kanë humbur peshë, mendojhne se mund të hanë normalisht më pas, ndërkohë që fakti është që reduktimi i kalorive duhet të vijojë”, vijon Cohen.

Google këmbëngul në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kina së shpejti me qendër të "Inteligjencës Artificiale"...
Google po thellon shtytjen drejt inteligjencës artificiale (AI) duke hapur një qendër kërkimore në Kinë.
Google tha se objekti do të ishte i pari i këtij lloji në Azi dhe do të synojë në punësimin e talentit lokal.
Kina gjithashtu ka treguar mbështetje të fortë për zhvillimin e AI dhe për të arritur në nivelet e SHBA.
Hulumtimi në inteligjencën artificiale ka potencial për të përmirësuar një sërë teknologjish, nga makinat vetëlëvizëse dhe fabrikat e automatizuara në produktet e përkthimit dhe softueri i njohjes së fytyrës.
Në një blog post në faqen e internetit të kompanisë, Google tha se qendra e re kërkimore ishte një pjesë e rëndësishme e misionit të saj si një "kompani e parë AI".
"Nëse një zbulim i madh ndodh në Silicon Valley, Pekin apo në ndonjë vend tjetër, AI ka potencialin për ta bërë jetën e të gjithëve për të gjithë botën", tha Fei-Fei Li, shefi shkencor në Google Cloud AI dhe Machine Learning.
 Qendra kërkimore, e cila bashkohet me objekte të ngjashme në Londër, Nju Jork, Toronto dhe Zyrih, do të drejtohet nga një ekip i vogël nga zyra e tij ekzistuese në Pekin.

Zvicër, përurohet treni me trasenë më të pjerrët në botë

Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë, në një prej restorteve alpine...

Nivele më të larta të ujit në disa lumenj, liqenet në kuadër të mesatares

Niveli i Vardarit afër Velesit dhe afër Demir Kapisë është mbi mesataren e dhjetorit...
Niveli i Vardarit afër Velesit dhe afër Demir Kapisë është mbi mesataren e dhjetorit, ndërsa është zvogëluar afër Shkupit "Zajçev Rid" dhe afër Jegunovcit. Nivel të shtuar  Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka regjistruar edhe në Drinin e Zi afë Llozhanit dhe tek lumi Sateska afër Botunit.
Nën mesataren për këtë periudhë të vitit janë edhe nivelet e lumenjve Treska afër Makdonski Brodit, të Pçinjës afër Banjës së Katllanovës, Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Berovës dhe të lumit Cërna Reka afër Novacit.
Liqeni i Dojranit është shtuar në mënyrë minimale nga mesatarja për muajin dhjetor, nivelet e Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës edhe më tej janë në kuadër të mesatares

Shkup, ulet ndotja e ajrit në mesataren e lejuar

  Sipas vlerave që shënohen në aplikacionin Ajri im, sasia e grimcave pm 10 sod është nën mesataren e lejuara.Në pjesën e Qendrës niveli i grimcave pm 10 arrin në 47 mikrogram metërkub, në Lisiçe në 68 mikrogram metërkub, në Rektorat 33 mikrogram metërkub dhe në Gazi Babë në 29 mikrogram metërkub. Pikërisht për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit për sod në mesditë nëpërmjet rrjeteve sociale është thirrur një protestë para qeverisë, me qëllim që tu kërkohet autoriteteve të marrin masa për uljen e ndotjes.    

Dibra 2017, 12 ekipe në turneun në futboll të vogël

Në kuadër të ditëve kulturore “ Dibra 2017”, për 7 dite me rradhë në Dibër do të mbahet turniri tradicional ne futboll te vogel...
Ky turne tradicional në kuadër të  takimeve kulturore “Dibra 2017”  synon të rrisë  vlerat kulturore e sportive  të qytetit të Dibrës por edhe pasurojnë kënaqësinë e mërgimtarëve që kanë mbushur qytetin.
Në këtë turnir do të marin pjesë 12 ekipe nga qyteti e fshatrat për rreth,  SI edhe një ekip nga Peshkopia fqinje. Në natën e fundit përkrah mirënjohjes për pjesëmarje do të ndahen  edhe tre çmimet e para.

Mot i vranët, me erë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut...
Në pjesët perëndimore dhe lindore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës.
Në malet, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, veçanërisht paradite. Temperatura do të lëviz prej gjashtë deri në 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, veçanërisht paradite.
Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë celsius.
Nën ndikimin e valës së lagësht nga mesdita dhe nata drejt të dielës do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore.
Për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në malet reshjet do të jetë të borës, ndërsa të dielën reshje të borës së lehtë do të ketë edhe në disa vende më të larta prej 600m lartësi mbidetare, ku do të formohet edhe shtresë e borës.
Borë e dobët lokale, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë edhe të hënën. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të ulen.