Uncategorized

Ajri i ndotur, në shënjestër fëmijët dhe të sëmurët kronik

Pneumonia, bronhiti dhe kollitjet e shpeshtuara janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga specialistët.
Në shënjestër janë fëmijët me infeksione tek organet e larta respiratore, pacientët kronik, dhe ato me sëmundje kardiovaskulare.
Qytetarët ankohen, sipas tyre dita ditës frymëmarrja vështirësohet gjithnjë e më tepër.
“Ka gripe, viruse, fëmijët tani kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndotja e ajrit, si në Tetovë ashtu dhe në Shkup, është e njëjtë”, shprehen qytetaret.
Në  Klinikën e Fëmijëve në Kozle ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë në ditë, prej të cilëve dominojnë fëmijët prej 1 deri më 5 vjeç. Mjekët apelojnë të mos u jepet fëmijëve asgjë pa u konsultuar me mjekun.
“Është e pritur që të kemi numër të shtuar të pacientëve, por në asnjë mënyrë ky numër nuk e kapërcen kornizën standarde për këtë periudhë të vitit. Kuptohet se ata që më së shumti u përkeqësohet gjendja nga ndotja e ajrit janë fëmijët të ndjeshëm ose me probleme në organet e larta raspiratore dhe të gjitha rastet më të rënda të tyre ne i ndalim për mjekim spitalor”, u shpreh drejtori i klinikës së fëmijëve në Kozle, Angelço Andonovski.
Numri i shtuar i pacientëve vërehet edhe në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Mjekët thonë se si pasojë e ajrit të ndotur  repartet e siptaleve pritet të stërmbushen me pacientë akoma më shumë në periudhën në vazhdim.
Ndotja e ajrit përveç të sëmurëve kronik u ndikon keqë edhe njerëzve që skanë probleme shëndetësore. Pulmologët apelojnë të sëmurit kronik të marrin rregullisht terapinë e duhur dhe të mos dalin jashtë pa nevoj.
“Për shkak të ndotjes së ajrit ditëve të fundit është rritur numri i pacienteve të kontrolluar në ambulanta dhe janë rritur hospitalizimet në klinikën tonë. Qytetarët që vuajnë nga bronhiti kronik, që kanë pneumoni ose që kanë obstrukcione të herë pas hershme në organet e larta respiratore janë më të goditur nga ndotja e ajrit”, u shpreh drejtori i klinikës së polmulogjisë Dejan Dokiq.
Shkupi por edhe disa qytete tjera të vendit në suaza botërore këtë javë mbajnë vendin e parë për nga ndotja e ajrit, me 374 mikrogram grimca PH në metër kub.
Për të pastruar mushkritë  nga ndotja e ajrit, mjekët rekomandojnë qendrim të detyrueshëm në natyrë në viset malore dhe ushqim të shëndetëshëm.

World

Bisedë telefonike midis Putinit dhe Trampit

  Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp kanë realizuar bisedë telefonike për një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemit bërthamor të Gadishullit korean. Sipas Kremlinit, biseda telefonike ka qenë me iniciativë të SHBA-së. Të dy presidentët biseduan edhe për çështje aktuale nga marrëdhëniet bilaterale, si dhe për pikat e krizës, fillimisht për gjetje të zgjidhjes për problemin bërthamor në Gadishullin korean.

Ndotja e ajrit, protesta para qeverisë në Shkup

  Nën moton “Zgjohu për ajër të pastër” qindra qytetarë të Shkupit sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ata kërkuan zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate të problemit, ndërkohë akuzuan autoritetet kompetente se nuk angazhohen mjaftueshëm për zgjidhje e kësaj çështje. Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale nga grupe të ndryshme qytetarësh.

Protestojë kundër jo aftësisë së Qeverisë për përballje me ndotjen e ajrit. Gjithmonë thuhet gjoja po ndërmerren masa dhe akuzohen qytetarët e thjeshtë , ndërkaq Qeveria pafuqinë e saj për tu përballur me këtë problem ua hedh më të dobëtëve. Dhe ja dolëm ta tregojnë revoltën tonë kundër kësaj. Kërkesa jonë është që gjithë Maqedonia të thithë ajër të pastër dhe kualitativ”.

Gjendja është alarmante dhe duhet të ndërmerren masa urgjente. 0:58 Unë personalisht mendoj se ndotja vjen nga veturat dhe duhet që në periudhat kur ndotja është shumë e lartë të ndalohet vozitja e veturave, ose të bëhet çift tek regjim i veturave- ankohen qytetarët.  Mbështesim padëgjushmëri qytetare , bllokadë të rrugëve, me qëllim përmirësimin e gjendjes. 4:00 do të iniciojmë kërkesë direkte deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare ku “Megjashi” është pjesëmarrës të na ndihmojnë me mbështetje ndërkombëtare, qeveritë dhe organet të cilat me të vërtetë kanë fuqi për ndryshimin e kësaj gjendjeje. 4:25 Konsideroj se gjysma e Maqedonisë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe mendoj se edhe Qeveria edhe ministria e Arsimit dhe pushteti lokal të marrin punën në duart e tyre- thotë Dragi Zmijanac, Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.

Gjatë protestës së sotme u vërejt një numër i vogël i protestuesve shqiptarë edhe përkundër që ndotja i tangon të gjithë pa dallime fetare e kombëtare.

Apeloj për një vetëdijesim më të madh tek ana jonë shqiptare sepse mungon kultura e të protestuarit. Protesta është e mirë e përgjithshme, protesta nuk është politikë është apolitikë ndaj ngrihuni të gjithë protestoni sepse ajri është i të gjithëve. Ajri nuk ka nacionalitet”. Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve që të vijnë të ju bashkëngjitën protestave se kjo është për të mirën tonë, për të mirën e qytetit tonë- apelojnë qytetarët. 
Dy ditët e kaluar Qyteti i Shkupit është ranguar si qyteti më i ndotur në botë. Gjatë ditës së djeshme Qeveria kumtoi një sërë masash të cilësuara si urgjente kundër ndotjes së ajrit, si lirimi i të sëmurëve kronik dhe të moshuarve nga puna periudhën derisa do jetë ajri i ndotur, pastrimi i përditshëm i rrugëve, reduktimi i komunikacionit rrugor etj. Por të gjitha këto masa, sipas njoftimit të Qeverisë do të gjejnë zbatim vetëm nëse gjatë ditës së sotme dhe nesërme stacionet matëse të ndotjes së ajrit do të tregojnë nivel të ndotjes mbi 200 mikogram grimca në metër kub.

Seria A : Humbja e par e Inter

Seria A : Humbja e par e Inter.....     Humbja e par per INTER ndaj Udineses 1-3 Goli i par ishte nga Kevin Lasagna(Udinese) Goli i dyt nga Mauro Icardi(Inter) ne pjesen e par, Pjesa e dyt me nje penal e ber nga Santon penali u shenua nga Rodrigo de Paul dhe goli i tret Antonin Barak./Zhurma.net/

Shkupi dhe Tirana realizojnë seancë të përbashkët qeveritare

Seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë me atë të Shqipërisë, që u mbajt në Pogradec, ka rezultuar me firmosjen e disa marrëveshjeve të përbashkëta dhe memorandume, si: me planin e konsultimeve periodike midis ministrive të jashtme të të dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm, bashkëpunimin ndërmjet drejtorive të arkivave të Shqipërisë dhe Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dy kryeministrat kanë firmosur edhe një deklaratë të përbashkët dhe memorandum për mirëkuptim të ndërsjellë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm. Kryeministri shqiptar, Rama, tha se bashkëpunimi midis dy vendeve ngjitet në një stad të ri cilësor, ndërsa veçoi edhe ndërtimin e rrugës së Arbërit që do të lidh dy vendet.
“Rruga e Arbërit për të cilën nga ana jonë kemi bërë progres të konsiderueshëm është një segment ku ndajmë të njëjtin mendim me kryeministrin Zaev, se vjen si domosdoshmëri edhe zgjatimi dhe bashkimi nga ana tjetër e kufirit dhe jam shumë i kënaqur që mora nga kryeministri garancinë se pala maqedonase do të punojë për të përgatitur një studim të thelluar fizibiliteti, duke konsideruar edhe impaktin e rëndësishëm mjedisor që kryerja e këtyre punimeve e ka në anën maqedonase, por njësoj e sheh edhe ai rëndësinë e madhe të këtij segmenti për të ardhmen”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në konferencën e përbashkët, kryeministri, Zoran Zaev, edhe një herë konfirmoi përcaktimin për avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në më shumë fusha.
“Kjo mbledhje hap një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve. Kjo është më shumë se një porosi në rajon. Folëm për rritjen e angazhimit për zhvillimin e infrastrukturës në kuadër të  Korridorit 8, për mundësinë e lidhjeve më të mira hekurudhore dhe energjetike. Kishim mundësi të flasim për projektin e ardhshëm, i cili do të thotë lidhje plotësuese në Korridorin 8, ndërsa kjo është hekurudha nga Kërçova deri në Linë të kufirit shqiptar, që Maqedoninë e çon në portin e Durrësit, që ka një domethënie të madhe për tregtinë”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Në seancën e përbashkët është folur edhe për zbatimin e MO-së dhe miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe. Kryeministri Rama ka inkurajuar kryeministrin Zaev për ta përmbyllur këtë kapitull. Sa i takon çështjes së integrimeve euroatlantike, Zaev tha se dy vendet ndajnë vizionin e përbashkët në këtë drejtim ai falënderoj Qeverinë shqiptare për mbështetjen e Shqipërisë në NATO. Zaev ftoi qeverinë që vitin tjetër të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët në Ohër ose në Strugë.

Emri, në pritje të propozimit të Nimicit

Frika se identiteti maqedonas është kërcënuar, do të largohet me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në Alsat, ai theksoi se nuk mund të pranohet asgjë që do të ishte keq, sa për të pasur një zgjidhje. Ai pret që ndërmjetësi Methju Nimic të dalë me një ofertë konkrete për këtë problem, kur të vlerësojë se çfarë mund të jetë objekt i diskutimeve të hollësishme. Dimitrov para takimit me Nimicin ka pasur takim me një përfaqësues të VMRO – DPMNE-së. Ai nuk dha më shumë hollësi. E ka informuar se si do të veprojë shteti në atë takim. Lënda e këtij kontesti – emri jonë, kjo e implikon dhe shkakton frikë dhe pikërisht për shkak të këtyre paqartësive, pavarësisht përgjigjes së ndërmjetësuesit, ne duhet të gjejmë mënyra për ta mbuluar atë frikë, sepse nuk do të ketë zgjidhje. E dyta, ajo që është në interes të Athinës është të bëjë një dallim midis shtetit tonë, Maqedonisë, dhe provincës së saj Maqedonisë, dhe ky dallim duhet të jetë sa më i pranueshëm për ne dhe i pranueshëm edhe për ta. “ Por, ish-ambasadori Risto Nikovski nuk pajtohet me qëndrimin e ministrit Dimitrov. Ndryshimi i emrit kushtetues, sipas Nikovskit, do të sjellë ndryshim të identitetit maqedonas. Të jeni të sigurt se ndërmjetësuesi e ka propozimin në çantë dhe tani është vetëm çështje teknike dhe taktike, si t’ia komunikojë atë popullit, dhe si të imponohet në Maqedoni, por që të mos shkaktojë ndonjë shpërthim të pakënaqësisë- deklaroi ish ambasadori Risto Nikovski. Ndërkohë kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një intervistë për emisionin Rruga drejt në Alsat, ditë më parë tha se deputetët kanë kapacitetin dhe legjitimitetin edhe në emër të qytetarëve të vendosin mbi ndryshimin eventual të emrit kushtetues. Sot për këtë reagoi opozita. VMRO – DPMNE e dënoi deklaratën e Xhaferit dhe paralajmëroi se shumica nuk guxon të miratojë ndryshim të emrit pa u deklaruar qytetarët në referendum mbi zgjidhjen e propozuar. Mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë propozim që do ta rrezikonte identitetin maqedonas, gjuhën dhe kulturën.

Pamje që tregojnë si do të dukej Toka nëse mbetet pa ujë (Video)

Nëse keni pyetur ndonjëherë se si do të dukej Toka nëse oqeanet do të mbeteshin pa ujë, IFL Science ka përgjigje. Pyetja “Çka do të ndodhte kur në fund të pikës Marian të hapej një vrimë prej dhjetë metrash”, së pari u bë vite më parë në librin “Çfarë nëse?: Përgjigjet serioze shkencore ndaj pyetjeve hipotetike absurde”. Për të gjithë ata që kanë ikur nga orët e mësimit të gjeografisë, Mariani është pika më e thellë në oqean, që ndodhet në pjesën perëndimore të Paqësorit, në lindje të ishullit Marian. Duke përdorur burime të ndryshme shkencore, përdoruesi i Redit, me emrin Vinnytsia ka bërë një animim interesant që jep përgjigje në këtë pyetje.

Në Dubai hapet spitali për deve (Foto)

Devet kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë e Emirateve të Bashkuara Arabe, andaj është hapur në Dubai një spital i veçantë, vetëm për trajtimin e tyre. Qendra mjekësore ku janë investuar rreth 10 milionë euro, ka pajisjet më moderne, ndërsa janë angazhuar veterinerët që kanë specializuar në shtete perëndimore, transmeton Telegrafi. Aty mund të trajtohen deri në 20 deve njëherësh, ndërsa përjashta është edhe një pistë e vogël garash, ku stërviten ato që janë shëruar prej problemeve fizike. Ekspertët e spitalit kanë mundësi të studiojnë në afërsi anatominë e deveve, ndërsa do të bëjnë hulumtime të vazhdueshme për misterin se si i mbijeton kushteve të vështira të shkretëtirës. Ndryshe, këto kafshë, që janë shumë të kërkuara prej vendasve, po që se kanë pedigrenë e duhur dhe pamjen e përkryer, mund të shiten deri në disa milionë euro.