VIP

Baby G thotë se është beqare por ka një premtim për bashkëshortin e ardhshëm

Me një postim i ka treguar të gjitha. Këngëtarja Baby G ka hedhur një fotografi në Instastory ku tha se është beqare, e re dhe seksi. Por, ka bërë edhe një premtim për bashkëshortin e ardhshëm. Baby G ka thënë se do të bëhet e pasur dhe për këtë gjë po i premton burrit që do ta ketë. Lum si ai që do martohet me këngëtaren! Image

VIP

Khloe tregon barkun e rrumbullakët, zbulon një sekret për shtatzëninë

Khloe Kardashian ka treguar se Keeping Up With The Kardashians e kishte zbuluar se ajo ishte shtatzënë, përpara familjes së saj të famshme. Ylli 33 vjeçar që është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së parë me të dashurin 26 vjeçarin Tristan Thompson, e ka bërë këtë deklarim gjatë emisionit Jimmy Kimmel Live, përcjell Bota sot. “Isha e përzier dhe nuk ndihesha mirë. Tristan duhej të largohej nga vendi dhe unë bëra testin e shtatzënisë. Unë bërtita, ishte e çuditshme dhe surealiste”, tha ajo. Ndërsa në fotot e publikuara ajo është shfaqur tejet seksi, pa humbur linjat trupore për mrekulli. Image

Iran, protesta pro dhe anti-qeveritare, Erdogan, kritik ndaj ShBA-ve dhe Izraelit

Në të tretën ditë me radhë kanë vazhduar në Iran protestat pro-qeveritare, ndërsa sipas mediave perëndimore po vazhdojnë edhe protestat anti-qeveritare. Protestat pro qeveritare po mbahen para se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë takimin urgjent rreth protestave të përgjakshme kundër qeverisë në Iran. Raportimet në mediat perëndimore për protestat kundër qeverisë janë zvogëluar, pasi Teherani ka bllokuar mediat sociale të përdorura nga protestuesit për të shpërndarë momente të protestës. Pamjet nga qyteti Mashhad, ku kanë filluar protestat më 28 dhjetor, kanë shfaqur qindra protestues derisa kanë bërë thirrje kundër klerikëve, si përgjigje ndaj deklaratave të Gardës Revolucionare se protestat kanë përfunduar. Mediat shtetërore iraniane nuk kanë mbuluar protestat kundër qeverisë prej kur Garda Revolucionare e Iranit ka pretenduar se protestat kanë përfunduar. Mirëpo mediat shtetërore kanë raportuar se kjo Gardë është duke vazhduar me rritjen e numrit të forcave të sigurisë në disa pjesë të vendit. Të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë, ndërsa më shumë se 1,000 protestues të tjerë është raportuar se janë arrestuar. Mediat iraniane shtetërore kanë raportuar për protestat pro-qeveritare, të mbajtura pas lutjeve të së premtes. Gjatë lutjeve të së premtes në Teheran, kleriku i linjës së ashpër, Ahmad Khatami, ka thënë se ai mbështet vendimin e qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale për shkak të protestave, pasi sipas tij në momentin që e ka marrë këtë vendim “trazirat janë ndalur”. “Kombi ynë nuk e përkrahë një rrjet social, i cili udhëhiqet nga duart e Shteteve të Bashkuara”,-ka thënë Khatami. Sipas tij, çdokush që ka djegur flamurin iranian duhet të dënohet me vdekje. Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për ndërhyrje në Iran. “Ne nuk mund të pranojmë që disa shtete - kryesisht ShBA-ja dhe Izraeli - të ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit”,- u ka thënë gazetarëve presidenti turk, përpara se të nisej për vizitën e tij zyrtare në Francë. “Është e turpshme ajo që kemi parë në shumë shtete... Këtë gjë e kemi parë edhe në Irak”,- ka thënë presidenti turk Erdogan.

Barcelona ndalet me barazim me Celta Vigon

Barcelona është ndalur në barazim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos. Ishte Jose ai që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 15 pas asistimit nga Gomes. Por, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 31 për Sistos. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 janar në Camp Nou.

GSW mer kryerenditjen e tabelës në NBA.

Golden State Warriors sot ne oret e hereta te mengjesit me kohen ton u ndeshen me Houston Rockets ku kjo loje vendoste se kush mer renditjen ne tabele pas 12 javeve. Loja perfundoi me rezultat 114-124 ne favorin e Golden Statetit ku realizuan fitoren e 30 ne kete sezone. Nga te dyja skuadrat dalluan disa lojtar me paraqitjet e tyre,tek radhet e Houston me 31 pike u dallua Chris Paul,pastaj me 29 ishte Gerald Green ku ai pati gjithashtu edhe 8 3-pointera,dhe Gordon ishin i dalluar me 24 pike. Ndersa ne anen e Golden Stetit me te dalluar ishin Stephen Curry me 29 Pike ku shenoi edhe 3 3-pointera si dhe Klay Thompson me 28 dhe gjithashtu edhe aj kishte 6 3-pointea,ndersa me nje triple-dabell u dallua edh Draymond Green ku shenoi 17 pike 14 kercime si dhe 10 asistime. Vlen te ceket se ne kete ndeshje nuk luajten lojtare si James Harden dhe Kevin Durant.

‘Shikojini mirë këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë shqiptarë’: Paralajmërimi i fortë i policisë italiane

Shikoji me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë”. Koleneli Oreste Liporace, komandanti i karabinierisë së Padovas, ka folur me ton të vendosur ndërkohë që në duar tundte një fletë të bardhë. Në atë letër ishin shtypur fotografitë e tetë burrave të arrestuar në zonën e Padovës muajt e fundit, që nga tetori deri për Krishtlindje. “Ata janë arrestuar nga karabinierët si autorë të vjedhjeve nëpër banesa”, nënvizoi Liporace. “Kur të lirohen, mund të rifillojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme. Janë shqiptarë etnikë ose i përkasin familjeve cigane apo endacake. Ata i bëjnë planet e tyre herët pasditeve dhe pastaj fillojnë punë mbrëmjeve. Komandanti i Policisë së krahinës foli pasi ilustroi një material ku qenë radhitur 22 këshilla sesi të mbrojmë veten nga grabitjet në shtëpi dhe në garazhe. Pas valës së arrestimeve muajt e fundit, fenomeni i vjedhjejeve është ulur javët e fundit, por karabinierët parashikojnë se shumë grupe do të kthehen në veprim në ditët në vijim dhe kur shumë punonjës do të kthehen në zyra pas festave të Krishtldinejev dhe shtëpitë do të jenë bosh.

Pako ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale

      Në Qendrën për punë sociale Shkup sot do të ndahen pako me prodhime ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale, si pjesë e aksionit humanitar të Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup. Përzgjedhja e familjeve është bërë nga Qendra për punë sociale - Shkup. Në ndarjen e ndihmës humanitare do të ketë fjalim zëvendëskryetrai i Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup, Goran Spirovski, përfaqësues nga Qendra për punë sociale, ndërsa do të marrin pjesë edhe anëtarë të klubit.

Qyteti i Shkupit apelon të mos ndizen zjarre për Buzmin

 
Autoritetet qytetare apelojnë deri te banorët në Shkup të përmbahen nga ndezja e zjarreve për festën e Buzmit me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i ambientit. Muajin e kaluar, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov ju bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur për festën e Buzmit. Kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit sivjet sollën vendim dhe për ndalesë për ndarjen e drunjve nga komunat për atë qëllim, që të pengohet ndotja shtesë e ajrit në kryeqytet. Qytetarët mund të paraqesin ndezjen e zjarrit në ambient të hapur në linjën telefonike 193.

Vagoni del nga shinat, 8 të plagosur në Zvicër

Aksidenti ndodhi afër Lenkut, me një nga trenat e shërbimit rajonal Montro Oberland Bernua, rreth mesditës. Një zëdhënës i policisë tha se shtatë persona me lëndime të lehta ishin dërguar në spital me ambulanca, ndërsa personi i tetë, ishte transportuar me helikopter.
Era e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit gjatë stuhise. Erërat kanë arritur një shpejtësi prej rreth 200 km në orë afër Lucernës, shpejtësi kjo më e madhja që kur regjistrimet e të dhënave kanë filluar në 1981.  Shërbimi zviceran i motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të forta në pjesën më të madhe të vendit. Shumë rrugë u mbyllën, qarkullimi hekurudhor u ndal në disa zona dhe shumë fluturime u anuluan./Top Channel

ShBA-të gati për ciklonin “bombë”, 12 të vdekur vetëm këtë javë nga i ftohti

Të paktën 12 persona në ShBA kanë humbur jetën këtë javë si pasojë e të ftohtit. Temperaturat në Nju Jork të enjten në mëngjes arritën deri në minus 39 gradë. Temperaturat e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Autoritet thonë se janë të gatshëm për t’u përballur me motin e keq.
“I gjithë mekanizmi është i përgatitur, kemi 17 makina me të cilat do ta pastrojmë borën që vjen nga malet. Asnjëherë në histori nuk kemi qenë më të përgatitur”,- u shpreh guvernatori i konektiatit, Daniel Malloy.
Një ciklon “bombë” do të godasë verilindjen e ShBA-së këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës. Fenomeni pagëzohet me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.