Uncategorized

Shilegov: Në VMRO ka më shumë zhvillim se në BESA

Zhvillemet në Lëvizjen BESA janë çështje e brendëshme partiake dhe pjesë e përbërëse e zhvillimit të një partie..  
Kështu i ka komentuar, nënkryetari i LSDM-së, Petar Shilegov, përçarjen e një dite më parë të Këshillit Qëndror të Lëvizjes Besa.
Sipas tij për momentin zhvillime më të mëdha ka në VMRO DPMNE sesa në Lëvizjen BESA.
“Çdo parti politike ka stadiume të caktuara të zhvillimit dhe mënyra se si zhvillohet. Duhet të lejojmë që ata vetë të nxjerrin konkluzionet. Ashtu si do zhvillohet ashtu edhe do të pranohet nga ana e LSDM-së. Në fakt,për momentin, keni zhvillime edhe më të mëdha në VMRO DPMNE sesa ajo që po ndodh në BESA, por ato janë procese politike që paraqesin çështje të brendshme të çdo partie politike”, theksoi nenkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov.
Përçarja në Lëvizjen BESA, ka përçarë edhe grupin parlamentar të saj. Pas ish kryetarit të Bilall kasami janë rradhitur deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, ndërkaq në anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani janë dy deputetë të tjerë, Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.
Në mbledhjen e Këshillit, ndër të tjera u shkarkua kreu I partisë Bilall Kasami si përgjegjës për rezultatin në zgjedhjet lokale dhe në vend të tij, deri në kongres u zgjodh deputeti Nexhbedin Kahremani.

VIP Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Krahas këngëve që po sjell, ajo ka paralajmëruar se këtë vit do të publikojë albumin e dytë, për të cilin ka shkuar të punojë në Xhamajka. Pos kësaj, bukuroshja ka bërë të ditur se gjatë muajit maj sërish do të jetë para publikut polak.     Kështu së paku ka bërë të ditur vetë Dua përmes llogarisë personale në Facebook. “Polonia, shihemi në qershor”, ka shkruar Lipa në Facebook gjersa kujtojmë se vitin e kaluar ka marrë pjesë në festivalin e Varshavës.

Me këtë foto e nis ditën Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një emër shumë i dashur për publikun.
Njihet për bukurinë natyrale, për të cilën shumë shpesh merr komplimente, shkruan lajmi.net. Ditën e sotme, që është ditë vikendi dhe çdonjëri e kalon në vende në mënyra të ndyrshme, Xhensila e nisi më ndryshe. Ajo publikoi një fotografi në të cilën u shfaq e grimosur ku dukej për mrekulli dhe pranoi komente pozitive nga ndjekësit. Kujtojmë që projekti i fundit nga Xhensila është “Çelësi i zemrës”, këngë të cilën ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, e të cilën këngë e solli të vizualizuar me videoklip.
 

Tillerson planifikon mbetjen në postin aktual gjatë vitit 2018

  Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se planifikon të mbetet në postin e tij aktual gjatë 2018-tës, megjithë spekulimet se ai do të mund të largohej së shpejti, për shkak të raporteve të tensionuara me presidentin, Donald Trump. Në intervistën e djeshme me rrjetin televiziv CNN, Tillerson tha se mendon se administrata Trump kishte një vit “shumë të suksesshëm” gjatë 2017-tës dhe se tash është duke i zbatuar politikat për të cilat theksoi se do të çojnë në vit “shumë të suksesshëm 2018”. I pyetur për planet e tij, Tillerson tha se “synoj të jem këtu për gjithë vitin”. Raportet e Tillersonit me Trumpin duket se janë përkeqësuar gjatë vitit 2017. Rrjeti televiziv NBC ka raportuar në muajin tetor se Tillerson i ishte referuar presidentit si “injorant”, pas një takimi në Pentagon në muajin korrik. Në nëntor, ka pasur raporte se Shtëpia e Bardhë e shqyrtonte shkarkimin e tij. Tillerson i tha rrjetit CNN se presidenti nuk i ka dhënë atij indikacion se posti i tij ishte në rrezik. Kjo intervistë e zyrtarit të lartë të administratës Trump ka koinciduar me daljen nga shtypi të një libri tejet kritik për vitin e parë të presidentit Trump. Në këtë libër, presidenti portretizohet si lider me sjellje sikur fëmij dhe i ka shtruar pyetjet e reja për aftësinë e tij për të udhëhequer zyre publike. I pyetur se a mendon se Trump është i aftë për president, Tillerson theksoi se “kurrë nuk e kam vënë në pyetje aftësinë e tij mendore”.

Barcelona fiton duelin me Liverpulin per Koutinjon.

Filip Kutinjo është edhe zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Marrëveshjen e cila pritej të nënshkruhej prej kohësh, e zyrtarizoi pak minuta më parë vetë klubi katalanas nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se lojtari kishte nënshkruar deri në vitin 2023. Livepupli i kishte dhënë zyrtarisht leje futbollistit të niste negociatat me katalanasit vetëm pak orë më parë, por ai u nis menjëherë drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën që e lidh me këtë klub për 5 vitet e ardhshme.Anglezët përfitojnë 120 milionë euro si pagesë transferimi dhe 40 milionë euro të tjera kalojnë në varësi të objektivave që do të arrijë Kutinjo dhe Barcelona gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, katalanasit kanë mësuar nga gabimi me Nejmar dhe i kanë vendosur atij një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh në kontratë, që vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub tjetër në Europë që synon t’u rrëmbejë futbollistin

MAQEDONI Në shtëpinë e një tetovari është gjetur dhe marrë një kilogram marihuanë.

Në bazë të urdhrit gjyqësor, efektivët e policisë, dje në periudhën prej orës 16 deri në 18 kanë kryer bastiejs në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të personit B.M. (22) në rr. "Lenin" në Tetovë. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në vende të ndryshme dhe në paketime të ndryshme, është gjetur gjithsej rreth një kilogram drogë narkotike marihuanë. Sendet e gjetura me drogë janë marrë dhe janë dhënë në ekspertizë, ndërsa B.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë.

Gjendet shishja e grabitur e Vodkës 1.3 mln dollarë.

Shishja më e kushtueshme e vodkës në botë, e vjedhur të martën nga një lokal, u gjet e boshatisur në një zonë ndërtimi në Kopenhagen. Shishja kushton 1.3 milion dollarë, përbëhet nga ar dhe argjent dhe ka një kapak të dekoruar me diamante. Ajo i ishte dhënë me qira një lokali në kryeqytetin danez, i cili shfaqte një koleksion vodkash. Pamje të xhiruara nga kamerat e sigurisë treguan të mërkurën momentin kur një hajdut rrëmbeu shishen e vodkës Russo-Baltique, duke u larguar më pas nga bari. Shishja u gjet e padëmtuar, siç bëri të ditur policia daneze. Brian Ingberg, pronari i lokalit ‘Cafe 33’, tha se vlera e shishes mbetej e pandryshuar, edhe pse tani ishte bosh. “Fatmirësisht – tha ai – kemi ende vodka nga ajo që gjendej në shishe, kështu do ta rimbushim”. Prodhuesi rus i makinave luksoze, Russo-Baltique tha se e kishte krijuar vodkën për të shënuar 100 vjetorin e fabrikës.

Pozicioni i partive shqiptare në qeverinë e Zaevit më i dobëti gjatë historisë

Shqiptarët nuk dinë se çfarë është të udhëheqësh me Entin Shtetëror të Statistikave, Entin Gjeologjik të Maqedonisë dhe me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë – tri organe administrative shtetërore ndër më të rëndësishmet në vend. Kuadro shqiptar nuk udhëheqin as me organet e pavarura shtetërore si Agjencia për Rini dhe Sport, Agjencia për Emigracion, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe Komisioni për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Kuadro shqiptare nuk udhëheqin as me Drejtorinë e të Ardhurave Publike as me Doganat. Me zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe, pozicioni politik i partive shqiptare është ulur ndjeshëm në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa kjo situatë nuk ka qenë që nga zgjedhjet e vitit 2002. Edhe në zgjedhjet e vitit 1994 dhe 1998, shqiptarët kishim më shumë ministri ndonëse nuk ishin të kyçur në administratën shtetërore dhe në organet gjyqësore si pas konfliktit të vitit 2001. Ndërkaq organika e Qeverisë edhe e administratës publike nuk ka ndryshuar nga qeverisjaVMRO-BDI. Kjo e fundit mjaftohet me vetëm tre ministri atë të Ekonomisë, Drejtësinë dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor, ndërsa RDK udhëheq me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Këto ministri, edhe për nga buxheti për vitin 2018 dukshëm kanë më pak para se sa ministritë që udhëheq LSDM, ndërsa njëjtë si në kohën e qeverisjes së VMRO-së, Ministrisë së Ekonomisë nuk i kthehen kompetencat që i ka marrë zëvendëskryeministri për Ekonomi dhe Financa në krye të së cilës është Koço Angjushev. LSDM vazhdon të udhëheq me ministritë më kryesore – atë për Punë të Jashtme, me Punët e Brendshme, Mbrojtjen, Shëndetësinë, Financat, Arsimin, Punën dhe Politikën Sociale, Transportin, Bujqësinë, si dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. shkruan gazeta Koha.

ShBA, rritet numri i të vdekurve nga “cikloni bombë”

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, teksa niveli i dëborës pritet të arrijë në 45 cm lartësi në disa qytete. Stuhia dimërore që ka goditur pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar të paktën 17 viktima, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta.
Si shkak i kohës së ftohtë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur, madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork. Stuhia “cikloni bombë” ka krijuar ka krijuar kaos edhe në qarkullim, ndërsa rreth 4.000 fluturime janë anuluar teksa bora mbuloi pjesë të bregdetit veri-lindor dhe Kanadasë lindore.
Autoritetet paralajmërojnë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit përgjatë fundjavës, por menjëherë pas përfundimit të reshjeve të dëborës, meteorologët parashikojnë rënie drastike të temperaturave, për shkak të zhvendosjes së ajrit të ftohtë drejt rajonit mes Atlantikut. Këtë stuhi meteorologët e kanë emëruar si “cikloni bombë”, sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.
Ky fenomen ndodhë kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.

Osmani të martën në Athinë, takime me Kotzias dhe Katrugallos, BE, ShBA dhe NATO optimistë: Këtë vit do të ketë marrëveshje për emrin

Pas krijimit të një atmosfere më relaksuese mes qeverisë së Shkupit dhe Athinës për të hapëruar në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe shprehjes së vullnetit politik për takime më intensive mes dy qeverive, nga java e ardhshme si duket qasja e dy shteteve fillon të konkretizohet. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, zyrtarisht ka paralajmëruar se të martën do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani do të zhvillojë takime me shefin e Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe me zëvendësministrin për Çështje Europiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugallos. Takimet me zyrtarët grekë Osmani do t’i realizojë ndaras, ndërkaq temë e bisedimeve do të jenë të gjitha çështjet që ndërlidhen me eurointegrimin e Maqedonisë. Ndërkaq, shefi i Diplomacisë greke, Kotyias, duke folur sërish për mediat greke, është shprehur optimist për çështjen e emrit dhe se pret hapa konkretë nga pala maqedonase. Ndërsa shpreson se edhe opozita greke do të jetë më e përgjegjshme dhe do të kuptojë se çështja e emrit nuk duhet të vihet në lojëra brendapartiake dhe se nëse ekziston perspektivë për zgjidhje, do të krijohet konsensus i gjerë parlamentar. Nga ana tjetër, Komisioni Europian vazhdon të përshëndet Qeverinë e Maqedonisë në qasjen e saj për zgjidhjen e emrin dhe bën të ditur pritshmëritë e tij për rezultate konkrete në zgjidhjen e këtij kontesti. Edhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hojt Brajan Ji, ka vlerësuar se ka vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë për zgjidhjen e kontestit me emrin gjatë këtij viti. Ndërsa në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, në mes të këtij muaji do të vizitojë Shkupin edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.