Uncategorized, World

Gaza: Vritet një protestues me aftësi të kufizuara

Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump...
Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, ku nuk kanë munguar edhe viktimat si pasojë e përleshjes me policinë izraelite.
“Kjo tokë është e jona, nuk do ta dorëzojmë” ishin fjalët e fundit të Ibrahim Ebu Thureja, një palestinez me aftësi të kufizuara, i cili po merte pjesë në protestat në Gaza në mbështetje të Kudsit, në të cilat humbi jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë.
Gjatë protestave, policia izraelite vazhdon të përdorë plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.
Një nga dy personat e vrarë në protestat në kufirin e Gazës ishte edhe Ebu Thureja, i cili në vitin 2008 kishte humbur dy këmbët si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, ka njoftuar se Jasir Sukar, 23 vjeçar, dhe Ibrahim Ebu Thureja, 29 vjeçar, janë vrarë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në zonat kufitare të Gazës, dhe se 82 persona janë plagosur, prej të cilëve pesë më rëndë.

Uncategorized

Pragë, takohen liderët e partive të djathta

Liderët e krahut të djathtë evropian do të takohen sot në një konference në Pragë të Çekisë...
Lëvizja për një Evropë të Shteteve dhe Liri, i sjell së bashku Frontin Kombëtar të Francës të udhëhequr nga Marine Le Pen, Partinë e Lirisë së Austrisë e liderit, Heinz-Christian Strache, pastaj partinë italiane Lega Nord, dhe Partinë e Lirisë në Holandë, që udhëhiqet nga Geert Wilders. Ky takim organizohet nga personaliteti më i ri i skenës së djathtë ekstreme në Evropë: Tomio Okamura, nga partia e Lirisë dhe Demokracisë Direkte, që është një parti anti-islame dhe anti-imigrante, e cila në zgjedhjet parlamentare në Çeki, në tetor të këtij viti, i fitoi 11% të votave. Janë paralajmëruar edhe protesta afër hotelit ku mbahet konferenca. Policia e Çekisë ka ndërmarrrë masa speciale të sigurisë për disa prej liderëve të së djathtës ekstreme.
 

Zaev: Emrat e ministrave, të hënën dorëzohen në Kuvend

Kryeministri, Zoran Zaev, nga Shqipëria tha se të hënën do të dorëzohen në Kuvend propozimet me emrat e kandidatëve për anëtarë të kabinetit qeveritar....
Bëhet fjalë për shëndetësinë, dy ministra pa portofol dhe zëvendësministrin e arsimit. Zaev theksoi se nuk ka rikonstruktim të Qeverisë, por plotësim të kabinetit qeveritar.
“Kjo Qeveri praktikisht filloi me punë nga 29 tetori pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale për shkak se nga shpallja deri te përfundimi i zgjedhjeve ishte e ndaluar në përputhje me ligjin, një pjesë e aspekteve të lidhura me programin e Qeverisë. Këtë po e them pasi që nuk e kam ndërmend të bëj rikonstruim të Qeverisë. Me rëndësi t’i plotësojmë vendet e zbrazëta të atyre që u bënë kryetarë komunash dhe njëherit ata që u bënë deputetë në këtë periudhë. Shpresoj se ditën e hënë do të mund t’i dorëzoj në Kuvend kandidatët”,- tha Zaev.

Bejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajrit

Bejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajritBejli: Edhe një gazsjellës rus nuk do zgjedhë ndotjen e ajrit
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.