Category: Uncategorized

Uncategorized

Qytetarët me vlerësime për vitin 2017, 2018-ta le të jetë vit i më shumë sukseseve

Secili prej tyre nga kendveshtrimi I tij  mundohej te beje retro per te gjithe ate  qe ka shenuar viti kalendarik  2017.  Ekonomia dhe politika ishin  gati kryefjale ne cdo fjali te thene. Por si në të vërtet ka kaluar ky vit për qytetarët.
“2017 ka kaluar pak me vështirësi në aspektin ekonomik për qytetarët, për mendimit tim këtë vit ekonomia ka shkuar vetëm te poshtë”...
“Gjatë këtij viti marrdhëniet ndëretnike në vend kanë qenë të mesatarisht të mira, nuk ka pasur incidente të shumta ndëretnike dhe është realksuar disi e gjithë shoqeria prej paragjykimeve etnike dhe kjo është për tu përshendetur”...
“2017 ka qenë vit shumë problematik, sepse pas 11 viteve hyrën në qeveri  parti të reja dhe për këtë arsyje  themë se  këtë vit ka qenë shumë të vështir për gjithë popullin”...
“Për mua këtë vit si në aspektin financiar, shëndetësor ashtu dhe profesional ka qenë shumë vit i sukseshëm”...
“Për mua këtë vit ka qenë shumë mirë sepse unë jetoj në Turqi”, thanë qytetarët e anketuar.
Të anketuarit e TVM-2 shpresojnë shumë  se gjatë 2018-së do të kenë më shumë para, do të bëhen më shumë punësime, do të hapen vende të reja të punës, do të vijnë më shumë investitor të huaj, ndërsa afaristët do të kenë më shumë lehtësira tatimore.
“Të ketë ekonomi më të mirë dhe ne atë të vërejmë”…
“Të ketë më shumë punësime sepse një pjesë e madhe e shqiptarëve janë pa punë, ndërsa për biznesin privat kryeministri Zoran Zaev duhet të mos bëjë tatime të mëdha dhe të mos rëndohen biznismenat me tatime të mëdha”…
“Pritshmëria ime për vitin tjetër është të kemi në përgjethësi një jetë më të mirë se sa vitin e kaluar”…
“Jemi duke pritur që  vitin tjetër ekonomikisht  të jemi më mirë dhe  të kemi më shumë para”,thanë qytetarët e anketuar.
Në ndërkohë dëshira e vetme e të rinjëve për vitin tjetër është që të marrin të gjitha provimet në afatin e paraparë akademik.
“Ti jap të gjitha provimet”…
“Dëshira ime për vitin tjetër është që ti marrë të gjitha provimet dhe të diplomoj”…
“Të kemi shëndet gjithë familja ime, dhe shpresoj shumë së vitin tjetër do të jetë shumë më e mirë në shkollën dhe shoqerin time”, thanë të rinjët e anketuar.
Ndërsa ata që kanë të afërmit e tyre në kurbet, shpresojnë se një ditë ata do të kthehen në vendlindje qoftë edhe si pensionist.
“Fëmijët i kam në Turqi dhe për momentin ata nuk kanë dëshir të kthehen në vendlindje përshkak të ekonomisë së dobët këtu. Më merr mendja se pasi që pensionohen ata do të kthehen këtu sepse përndyshe nuk ka çfarë të bëjnë këtu”, tha një vqytetar.
Të harrojmë të gjitha hallet brengat edhe vështirësit që kanë karakterizuar këtë vit thonë qytetarët, me shpresë se viti 2018 do të jetë më i frytshëm në çdo aspekt. Të ofrohet perspektivë më e mirë për të gjithë qytetarët, të parandalohet ikja e të rinjve jashtë vendit, dhe kryesorja në çdo familje të paraprijë fillimisht shëndeti dhe haromonia.

ASh doli nga qeveria, funksionarët e ASh-së deponuan dorëheqjet

Pas vendimit të organeve partiake për t’u larguar nga koalicioni qeveritar, janë dorëhequr sot tre zëvendësministrat e kësaj partie, një sekretar shtetëror dhe bartës tjerë funksionesh. Dorëheqjet u deponuan në arkivin e qeverisë, bëri të ditur nënkryetari i kësaj partie, Elmi Aziri. Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, nga foltorja e Parlamentit shprehu keqardhje që Aleanca nuk pranoi ofertën e tij për zëvendëskryeministër për reforma, duke shprehur optimizëm për mbështetje nga Aleanca lidhur me miratimin  e ligjeve reformatore.

Akcizat shtrenjtojnë Diselin

Pas rritjes së fundit të çmimit të derivateve të naftës gjatë javës që po e lëmë pas, prej 1 janarit do të rriten për 3.5 denarë për shkak të akcizës së lartë të naftës. Kështu çmimi i Eurodiselit nga 1 janari duhet të arrijë në 58.5 denarë për litër. Çmim të ri do të ketë sërish pas një jave kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës. “Rekomandimet e BE-së janë që këto akciza duhet të jenë 0.33 eurocentë, ndërsa tek ne arrijnë 0.20 eurocentë. Me rritjen e çmimit  do të duhet të shkojë në 0.26 eurocentë”,- thonë nga Qeveria për paralajmërimet e rritjes së akcizës së diselit. Një nga arsyet për rritjen e akcizës është edhe destimulimi i përdorimit të diselit me qëllim që të zvogëlohet ndotja e ajrit. Të ardhurat që planifikohen nga buxheti i shtetit për vitin 2018 nga rritja e akcizës për tre denarë arrijnë në 1.6 miliardë denarë dhe nga TVSh-ja nga shitja e diselit për rreth 350 milionë denarë.

Një i vdekur në një aksident tragjik në Shkup (FOTO)

Shoferi i një automjeti taksi humbi jetën ndërsa një person është lënduar më rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan korsitë ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi. Pas aksidentit, audi është përfshirë nga zjarri dhe u dogj tërësisht. Me këtë rast ka intervenuar edhe ekipi nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.  

Drejtoria e Policisë Financiare, kallëzim penal për ish-ministren e Kulturës

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur padi penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska, zëvendësit të saj, Dragan Nedellkoviq, dhe kundër personit me iniciale Gj. T. - këshilltar shtetëror për çështje financiare dhe udhëheqës në sektorin për financa në Ministrinë e Kulturës. Ata dyshohen për veprën penale "Punë e pandërgjegjshme në shërbim" dhe “shkaktimin e dëmit në buxhet” që arrin shumën prej mbi 2 milion e 770 mijë euro. Siç bën të ditur kjo drejtori, “në periudhën nga korriku i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2017 tre të dyshuarit, duke shmangur mbikëqyrjen e obligueshme në mënyrë të pandërgjegjshme, kanë vepruar në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre, në mënyrë që në kundërshtim me nenin 581, paragrafi 2 nga Ligji për shoqëritë tregtare, që në mënyrë të saktë thekson se kompanitë e huaja nuk mund të ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Maqedonisë derisa nuk organizojnë filiale, kanë pranuar fatura nga subjekti juridik i huaj “Svetllost Teatar ShPK Beograd”, i cili nuk është regjistruar si tatimpagues në Republikën e Maqedonisë”. Këtu është përfshirë në mënyrë të paligjshme një shumë shtesë e paraqitur si TVSh prej 18 për qind, me ç'rast ministrja dhe zëvendësministri kanë nënshkruar gjashtëdhjetë e katër vendime për përkthim, ndërsa udhëheqësi i sektorit të punëve financiare nënshkroi urdhëresa për pagesë të fondeve në dëm të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, me të cilat kanë bërë pagesa jashtë shtetit në bazë të 11 marrëveshjeve për kryerjen e shërbimeve, mallrave dhe punëve.

Komisioni për Sistem Politik, debat mbi Ligjin për amnisti të të burgosurve

Komisioni për Sistem Politik ka filluar debatin e hapur lidhur me Ligjin për amnisti të të burgosurve. Ministri i Drejtësisë me këtë rast ftoi të gjithë faktorët relevantë të japin sugjerime dhe propozime për përgatitjen e një teksti ligjor, të cilin, sipas tij, më shumë mendime do ta bënin më cilësor. “Ju ftoj që të gjitha sugjerimet të cilat janë në interes të përmirësimit të kualitet të propozim ligjit, jo vetëm në këtë seancë, edhe në mënyra tjera t’i kontribuojmë komisionit, që nëse janë të pranueshme edhe eventualisht të implementohen, të jenë pjesë përbërëse e ligjit”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Bylent Saliu. Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, kërkoi që përveç Ligjit për amnisti, Ministria e Drejtësisë të sjellë rregullore për implementimin e tij. “Nuk mund të miratohet Ligji për amnisti nëse nuk miratohet rregullore se si të implementohet. Ka dispozitë se vetëm gjykata mund t’i sjellë vendimet. Si institucion, insistojmë pjesa e procedurës për implementimin e Ligjit të precizohet në detaje dhe të ndahet në procedurë administrative dhe procedurë gjyqësore”,- tha avokati i popullit, Ixhet Memeti. Deputetët kërkuan që gamës së amnistisë t’u shtohen edhe personat që kanë vendim gjyqësor por që ende janë në procedurë të ankimimit. “Të përfshihen edhe personat për të cilët ka vendime gjyqësore, por nuk janë të plotfuqishme. Kemi persona për të cilët shkalla e parë ka kaluar mirëpo janë në procedura të ankimimin. Nëse janë në procedurat e animimit, parashtrohet pyetja a janë pjesë e amnistisë?!”,- theksoi Fadil Zendeli nga Lëvizjes Besa. Kërkesë e organizatave joqeveritare është që Ligji për amnisti të përfshijë edhe personat e dënuar me burg të përjetshëm, për të cilët kërkuan të dënohen me vite me numër më të madh. “Duhet të shkohet me dënim me burg prej 20-25 vjet, apo siç do të vendoset, mundet edhe 30, pra të jetë e caktuar me numër vitesh”,- u shpreh Meri Nikollova nga një OJQ. Ligji për amnisti në formën e propozuar parashihet të falë rreth 700 të burgosur të dënuar deri më 6 muaj burg dhe 3097 të burgosur të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit për 30%.  

Ajri i ndotur, në shënjestër fëmijët dhe të sëmurët kronik

Pneumonia, bronhiti dhe kollitjet e shpeshtuara janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga specialistët.
Në shënjestër janë fëmijët me infeksione tek organet e larta respiratore, pacientët kronik, dhe ato me sëmundje kardiovaskulare.
Qytetarët ankohen, sipas tyre dita ditës frymëmarrja vështirësohet gjithnjë e më tepër.
“Ka gripe, viruse, fëmijët tani kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndotja e ajrit, si në Tetovë ashtu dhe në Shkup, është e njëjtë”, shprehen qytetaret.
Në  Klinikën e Fëmijëve në Kozle ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë në ditë, prej të cilëve dominojnë fëmijët prej 1 deri më 5 vjeç. Mjekët apelojnë të mos u jepet fëmijëve asgjë pa u konsultuar me mjekun.
“Është e pritur që të kemi numër të shtuar të pacientëve, por në asnjë mënyrë ky numër nuk e kapërcen kornizën standarde për këtë periudhë të vitit. Kuptohet se ata që më së shumti u përkeqësohet gjendja nga ndotja e ajrit janë fëmijët të ndjeshëm ose me probleme në organet e larta raspiratore dhe të gjitha rastet më të rënda të tyre ne i ndalim për mjekim spitalor”, u shpreh drejtori i klinikës së fëmijëve në Kozle, Angelço Andonovski.
Numri i shtuar i pacientëve vërehet edhe në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Mjekët thonë se si pasojë e ajrit të ndotur  repartet e siptaleve pritet të stërmbushen me pacientë akoma më shumë në periudhën në vazhdim.
Ndotja e ajrit përveç të sëmurëve kronik u ndikon keqë edhe njerëzve që skanë probleme shëndetësore. Pulmologët apelojnë të sëmurit kronik të marrin rregullisht terapinë e duhur dhe të mos dalin jashtë pa nevoj.
“Për shkak të ndotjes së ajrit ditëve të fundit është rritur numri i pacienteve të kontrolluar në ambulanta dhe janë rritur hospitalizimet në klinikën tonë. Qytetarët që vuajnë nga bronhiti kronik, që kanë pneumoni ose që kanë obstrukcione të herë pas hershme në organet e larta respiratore janë më të goditur nga ndotja e ajrit”, u shpreh drejtori i klinikës së polmulogjisë Dejan Dokiq.
Shkupi por edhe disa qytete tjera të vendit në suaza botërore këtë javë mbajnë vendin e parë për nga ndotja e ajrit, me 374 mikrogram grimca PH në metër kub.
Për të pastruar mushkritë  nga ndotja e ajrit, mjekët rekomandojnë qendrim të detyrueshëm në natyrë në viset malore dhe ushqim të shëndetëshëm.

Ndotja e ajrit, protesta para qeverisë në Shkup

  Nën moton “Zgjohu për ajër të pastër” qindra qytetarë të Shkupit sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ata kërkuan zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate të problemit, ndërkohë akuzuan autoritetet kompetente se nuk angazhohen mjaftueshëm për zgjidhje e kësaj çështje. Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale nga grupe të ndryshme qytetarësh.

Protestojë kundër jo aftësisë së Qeverisë për përballje me ndotjen e ajrit. Gjithmonë thuhet gjoja po ndërmerren masa dhe akuzohen qytetarët e thjeshtë , ndërkaq Qeveria pafuqinë e saj për tu përballur me këtë problem ua hedh më të dobëtëve. Dhe ja dolëm ta tregojnë revoltën tonë kundër kësaj. Kërkesa jonë është që gjithë Maqedonia të thithë ajër të pastër dhe kualitativ”.

Gjendja është alarmante dhe duhet të ndërmerren masa urgjente. 0:58 Unë personalisht mendoj se ndotja vjen nga veturat dhe duhet që në periudhat kur ndotja është shumë e lartë të ndalohet vozitja e veturave, ose të bëhet çift tek regjim i veturave- ankohen qytetarët.  Mbështesim padëgjushmëri qytetare , bllokadë të rrugëve, me qëllim përmirësimin e gjendjes. 4:00 do të iniciojmë kërkesë direkte deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare ku “Megjashi” është pjesëmarrës të na ndihmojnë me mbështetje ndërkombëtare, qeveritë dhe organet të cilat me të vërtetë kanë fuqi për ndryshimin e kësaj gjendjeje. 4:25 Konsideroj se gjysma e Maqedonisë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe mendoj se edhe Qeveria edhe ministria e Arsimit dhe pushteti lokal të marrin punën në duart e tyre- thotë Dragi Zmijanac, Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.

Gjatë protestës së sotme u vërejt një numër i vogël i protestuesve shqiptarë edhe përkundër që ndotja i tangon të gjithë pa dallime fetare e kombëtare.

Apeloj për një vetëdijesim më të madh tek ana jonë shqiptare sepse mungon kultura e të protestuarit. Protesta është e mirë e përgjithshme, protesta nuk është politikë është apolitikë ndaj ngrihuni të gjithë protestoni sepse ajri është i të gjithëve. Ajri nuk ka nacionalitet”. Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve që të vijnë të ju bashkëngjitën protestave se kjo është për të mirën tonë, për të mirën e qytetit tonë- apelojnë qytetarët. 
Dy ditët e kaluar Qyteti i Shkupit është ranguar si qyteti më i ndotur në botë. Gjatë ditës së djeshme Qeveria kumtoi një sërë masash të cilësuara si urgjente kundër ndotjes së ajrit, si lirimi i të sëmurëve kronik dhe të moshuarve nga puna periudhën derisa do jetë ajri i ndotur, pastrimi i përditshëm i rrugëve, reduktimi i komunikacionit rrugor etj. Por të gjitha këto masa, sipas njoftimit të Qeverisë do të gjejnë zbatim vetëm nëse gjatë ditës së sotme dhe nesërme stacionet matëse të ndotjes së ajrit do të tregojnë nivel të ndotjes mbi 200 mikogram grimca në metër kub.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.