Category: Uncategorized

Uncategorized

Shilegov: Në VMRO ka më shumë zhvillim se në BESA

Zhvillemet në Lëvizjen BESA janë çështje e brendëshme partiake dhe pjesë e përbërëse e zhvillimit të një partie..  
Kështu i ka komentuar, nënkryetari i LSDM-së, Petar Shilegov, përçarjen e një dite më parë të Këshillit Qëndror të Lëvizjes Besa.
Sipas tij për momentin zhvillime më të mëdha ka në VMRO DPMNE sesa në Lëvizjen BESA.
“Çdo parti politike ka stadiume të caktuara të zhvillimit dhe mënyra se si zhvillohet. Duhet të lejojmë që ata vetë të nxjerrin konkluzionet. Ashtu si do zhvillohet ashtu edhe do të pranohet nga ana e LSDM-së. Në fakt,për momentin, keni zhvillime edhe më të mëdha në VMRO DPMNE sesa ajo që po ndodh në BESA, por ato janë procese politike që paraqesin çështje të brendshme të çdo partie politike”, theksoi nenkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov.
Përçarja në Lëvizjen BESA, ka përçarë edhe grupin parlamentar të saj. Pas ish kryetarit të Bilall kasami janë rradhitur deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, ndërkaq në anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani janë dy deputetë të tjerë, Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.
Në mbledhjen e Këshillit, ndër të tjera u shkarkua kreu I partisë Bilall Kasami si përgjegjës për rezultatin në zgjedhjet lokale dhe në vend të tij, deri në kongres u zgjodh deputeti Nexhbedin Kahremani.

Uncategorized

Tillerson planifikon mbetjen në postin aktual gjatë vitit 2018

  Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se planifikon të mbetet në postin e tij aktual gjatë 2018-tës, megjithë spekulimet se ai do të mund të largohej së shpejti, për shkak të raporteve të tensionuara me presidentin, Donald Trump. Në intervistën e djeshme me rrjetin televiziv CNN, Tillerson tha se mendon se administrata Trump kishte një vit “shumë të suksesshëm” gjatë 2017-tës dhe se tash është duke i zbatuar politikat për të cilat theksoi se do të çojnë në vit “shumë të suksesshëm 2018”. I pyetur për planet e tij, Tillerson tha se “synoj të jem këtu për gjithë vitin”. Raportet e Tillersonit me Trumpin duket se janë përkeqësuar gjatë vitit 2017. Rrjeti televiziv NBC ka raportuar në muajin tetor se Tillerson i ishte referuar presidentit si “injorant”, pas një takimi në Pentagon në muajin korrik. Në nëntor, ka pasur raporte se Shtëpia e Bardhë e shqyrtonte shkarkimin e tij. Tillerson i tha rrjetit CNN se presidenti nuk i ka dhënë atij indikacion se posti i tij ishte në rrezik. Kjo intervistë e zyrtarit të lartë të administratës Trump ka koinciduar me daljen nga shtypi të një libri tejet kritik për vitin e parë të presidentit Trump. Në këtë libër, presidenti portretizohet si lider me sjellje sikur fëmij dhe i ka shtruar pyetjet e reja për aftësinë e tij për të udhëhequer zyre publike. I pyetur se a mendon se Trump është i aftë për president, Tillerson theksoi se “kurrë nuk e kam vënë në pyetje aftësinë e tij mendore”.

Pozicioni i partive shqiptare në qeverinë e Zaevit më i dobëti gjatë historisë

Shqiptarët nuk dinë se çfarë është të udhëheqësh me Entin Shtetëror të Statistikave, Entin Gjeologjik të Maqedonisë dhe me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë – tri organe administrative shtetërore ndër më të rëndësishmet në vend. Kuadro shqiptar nuk udhëheqin as me organet e pavarura shtetërore si Agjencia për Rini dhe Sport, Agjencia për Emigracion, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe Komisioni për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Kuadro shqiptare nuk udhëheqin as me Drejtorinë e të Ardhurave Publike as me Doganat. Me zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe, pozicioni politik i partive shqiptare është ulur ndjeshëm në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa kjo situatë nuk ka qenë që nga zgjedhjet e vitit 2002. Edhe në zgjedhjet e vitit 1994 dhe 1998, shqiptarët kishim më shumë ministri ndonëse nuk ishin të kyçur në administratën shtetërore dhe në organet gjyqësore si pas konfliktit të vitit 2001. Ndërkaq organika e Qeverisë edhe e administratës publike nuk ka ndryshuar nga qeverisjaVMRO-BDI. Kjo e fundit mjaftohet me vetëm tre ministri atë të Ekonomisë, Drejtësinë dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor, ndërsa RDK udhëheq me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Këto ministri, edhe për nga buxheti për vitin 2018 dukshëm kanë më pak para se sa ministritë që udhëheq LSDM, ndërsa njëjtë si në kohën e qeverisjes së VMRO-së, Ministrisë së Ekonomisë nuk i kthehen kompetencat që i ka marrë zëvendëskryeministri për Ekonomi dhe Financa në krye të së cilës është Koço Angjushev. LSDM vazhdon të udhëheq me ministritë më kryesore – atë për Punë të Jashtme, me Punët e Brendshme, Mbrojtjen, Shëndetësinë, Financat, Arsimin, Punën dhe Politikën Sociale, Transportin, Bujqësinë, si dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. shkruan gazeta Koha.

Osmani të martën në Athinë, takime me Kotzias dhe Katrugallos, BE, ShBA dhe NATO optimistë: Këtë vit do të ketë marrëveshje për emrin

Pas krijimit të një atmosfere më relaksuese mes qeverisë së Shkupit dhe Athinës për të hapëruar në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe shprehjes së vullnetit politik për takime më intensive mes dy qeverive, nga java e ardhshme si duket qasja e dy shteteve fillon të konkretizohet. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, zyrtarisht ka paralajmëruar se të martën do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani do të zhvillojë takime me shefin e Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe me zëvendësministrin për Çështje Europiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugallos. Takimet me zyrtarët grekë Osmani do t’i realizojë ndaras, ndërkaq temë e bisedimeve do të jenë të gjitha çështjet që ndërlidhen me eurointegrimin e Maqedonisë. Ndërkaq, shefi i Diplomacisë greke, Kotyias, duke folur sërish për mediat greke, është shprehur optimist për çështjen e emrit dhe se pret hapa konkretë nga pala maqedonase. Ndërsa shpreson se edhe opozita greke do të jetë më e përgjegjshme dhe do të kuptojë se çështja e emrit nuk duhet të vihet në lojëra brendapartiake dhe se nëse ekziston perspektivë për zgjidhje, do të krijohet konsensus i gjerë parlamentar. Nga ana tjetër, Komisioni Europian vazhdon të përshëndet Qeverinë e Maqedonisë në qasjen e saj për zgjidhjen e emrin dhe bën të ditur pritshmëritë e tij për rezultate konkrete në zgjidhjen e këtij kontesti. Edhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hojt Brajan Ji, ka vlerësuar se ka vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë për zgjidhjen e kontestit me emrin gjatë këtij viti. Ndërsa në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, në mes të këtij muaji do të vizitojë Shkupin edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Pako ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale

      Në Qendrën për punë sociale Shkup sot do të ndahen pako me prodhime ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale, si pjesë e aksionit humanitar të Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup. Përzgjedhja e familjeve është bërë nga Qendra për punë sociale - Shkup. Në ndarjen e ndihmës humanitare do të ketë fjalim zëvendëskryetrai i Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup, Goran Spirovski, përfaqësues nga Qendra për punë sociale, ndërsa do të marrin pjesë edhe anëtarë të klubit.

Qyteti i Shkupit apelon të mos ndizen zjarre për Buzmin

 
Autoritetet qytetare apelojnë deri te banorët në Shkup të përmbahen nga ndezja e zjarreve për festën e Buzmit me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i ambientit. Muajin e kaluar, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov ju bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur për festën e Buzmit. Kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit sivjet sollën vendim dhe për ndalesë për ndarjen e drunjve nga komunat për atë qëllim, që të pengohet ndotja shtesë e ajrit në kryeqytet. Qytetarët mund të paraqesin ndezjen e zjarrit në ambient të hapur në linjën telefonike 193.

Kontesti për emrin e Maqedonisë, Musliu: Gjërat kanë lëvizur nga pika zero

Deklaratat e zyrtarëve të lartë, si në Maqedoni po ashtu edhe në Greqi, lidhur me vullnetin e tyre për të zgjidhur problemin me emrin, vetvetiu ngjallin një optimizëm se gjasat janë reale që në vitin 2018 të arrihet një kompromis midis dy vendeve, vlerësoi analisti politik, Albert Musliu. Sipas tij, gjërat nga pika zero kanë lëvizur dhe kjo dëshmohet nga agjenda e paralajmëruar e negociatorëve.
“Gjërat prej pikës zero kanë lëvizur, ne kemi një agjendë të ngjeshur edhe të Nimicit edhe të negociatorëve. Kemi tre takime të paralajmëruara qysh më parë, tre muajt e parë të vitit 2018. Ashtu që mendoj se gjërat kanë filluar të lëvizin. Uroj që në proces të mos ketë ndonjë bllokadë të panevojshme. Mendoj se edhe prej deklaratave të politikanëve të cilët janë të involvuar në Greqi, bile edhe të përfaqësuesve të opozitës, që ky proces realisht ka shans të përmbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018”,- deklaroi analisti politik, Albert Musliu.
Musliu pret që procesi të përmbyllet domosdoshmërisht me referendum, ashtu edhe siç kanë paralajmëruar të gjithë faktorët politikë. Por, thotë se një kompromis eventual do të ishte me ndikim pozitiv në gjithë procesin e referendumit.
“Të gjithë faktorët politikë e kanë paralajmëruar edhe nevojën dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së referendumit. Unë mendoj se referendumi do të mbahet dhe realisht nëse arrihet ndonjë kompromis ai kompromis do t’i japë shans edhe referendumit që të jetë pozitiv se edhe qytetarët e Maqedonisë tani janë të vetëdijshëm se ky proces duhet të përmbyllet dhe uroj që ai të përmbyllet për të gjithë”,- theksoi analisti politik, Albert Musliu.
Ndryshe, Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit takimin e radhës mes palës greke dhe asaj maqedonase e ka caktuar më 16 dhe 17 janar të këtij viti.

Ndotja e ajrit mbush spitalet me fëmijë, të moshuarit ankohen për frymëmarrje të ngadalësuar. Ministria e Ekologjisë: nëse vazhdon ndotja, rikthehen masat

Në Lisiçe janë regjistruar 629, Qendër 195, Karposh 231, Rektorat 282, Gazi Babë 113, Kumanovë 350, Tetovë 280, Kavadar 239 dhe në Manastir 413 mikrogram në metër kub. Secili qytetar në mënyrën e vet kërkon mbrojtjen nga ajri i ndotur.
“Mundohemi të vendosim më shumë maska ose shall për ta mbrojtur veten, por është shumë e vështirë. Po kollitemi shumë, na djegin sytë dhe na rrjedh sekrecion nga hunda”,- theksoi një qytetar.
“Kur shohim se ka shumë ndotje, nuk dalim jashtë, qëndrojmë në shtëpi. Megjithatë, qofshim ne brenda ose jashtë, ndotja e madhe ndikon tepër keq tek personat e sëmurë nga astma dhe një person të tillë unë e kam në shtëpi”,- u shpreh një qytetar.
Përveç të moshuarve, në shënjestër janë edhe fëmijët e vegjël, fëmijët me infeksione tek organet e larta respiratore, pacientët kronikë dhe ata me sëmundje kardiovaskulare. Fluksi i shtuar i fëmijëve të sëmurë ditëve të fundit vërehet në Klinikën e fëmijëve në Kozle.
“Ka disa ditë që fëmija nuk ndjehet mirë, e solla këtu dhe mjekët më thanë se ka ndezje të organeve të larta respiratore”,- u shpreh një prind.
“Fëmijën e kam me bronkit dhe në spital qëndron disa ditë”,- tha një prind.
Në këtë klinikë për çdo natë ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë. Një pjesë e tyre janë ndalur për mjekim spitalor. Autoritet e kësaj klinike thonë se pneumonia, bronkiti dhe kollitjet e shpeshtuara të shoqëruara me kollitje, temperaturë, infeksione dhe ndezje të organeve të larta respiratore janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga mjekët.
“Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 90 fëmijë dhe 60 nëna. Spitali në Kozle ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar edhe pacientë të tjerë. Të gjithë fëmijët e pranuar tani janë normalizuar, e marrin terapinë e nevojshme dhe janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa ne si mjekë përpiqemi që sa më parë ata t’i rikuperojmë dhe t’i transferojmë në spitalin ditor ose në mjekim shtëpiak”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Kozle, Angelço Andonovski.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekologjisë thonë se nëse vazhdon kjo situatë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, do të fillohet me zbatimin e masave kundër ndotjes së ajrit.
“Nëse vazhdon prania e madhe e grimcave PM10 edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, atëherë në përputhshmëri të rregullores për shpalljen e gjendjes alarmante, Ministria e Ekologjisë do të shpall gjendje alarmante në ato qytete ku është regjistruar ndotje enorme e ajrit”,- u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Ekologjisë, Besa Tateshi.
Përfaqësuesit e Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor kanë paralajmëruar se edhe nesër do të prezantohen kontrollet e realizuara ndaj ndotësve të ajrit.

Zaev për Dojçe Velen: Të gjithë të japin kontribut për reformat

Në një intervistë për Dojçe Velen, edhe Zaev e cilëson 2018 si vitin kyç për vendin.
“Mbetemi të fokusuar në politikën e jashtme, sidomos sa i përket aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në përmirësimin e raporteve me vendet fqinje si dhe vendet tjera të rajonit. Integrimi i Maqedonisë jashtë, nevojitet për të siguruar kushte për jetë më të mirë të qytetarëve brenda shtëpive të tyre”,- theksoi Zaev.
Sipas tij, “plani 3-6-9 për reformat urgjente po realizohet në tërësi, në një proces gjithëpërfshirës. Ka mbaruar koha kur ligjet skicoheshin nëpër kabinete, e më pas të njëjtat u imponoheshin qytetarëve. Tani ligjet sillen në konsultime me qytetarët. Zgjidhjet ligjore që u imponuan në analizën e raportit të Pribesë duhet të zbatohen që qytetarët të kthejnë besimin në sistem”,- tha Zaev.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër pos realizimit të reformave në afatet e parapara. Jemi angazhuar për zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit, para ligjit do të përgjigjen të gjithë ata që e shkelin të njëjtin”,- deklaroi Zaev në intervistën për Dojçe Velen.
Shefi i ekzekutivit është shprehur optimist edhe për zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për emrin. Por, për vendimet e rëndësishme, sipas tij, është e patjetërsueshme edhe bashkëpunimi me opozitën dhe ka ftuar të njëjtën që bashkërisht me shumicën parlamentare të tregojë se Maqedonia ka kapacitet demokratik për të çuar përpara proceset e filluara.

Shpallet afat gjashtëmujorë për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Maqedoni

  Nga 2 janari vazhdon procesi i legalizimit të ndërtimeve të egra. Legalizim do të mund të kërkojnë qytetarët të cilët kanë ndërtuar pa leje deri në mars të vitit 2011. Kërkesa do të dorëzohet në komunën ku gjendet ndërtimi i egër, ndërkaq do të duhet të ofrohet edhe një llogari për pagesën e ujit dhe të rrymeës. Sipas Goran Sugareskit, ministër i Transportit dhe Lidhjes, afati është gjashtë muaj, por do të ketë edhe afat të dytë.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.