SPORT

Barcelona fiton duelin me Liverpulin per Koutinjon.

Filip Kutinjo është edhe zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Marrëveshjen e cila pritej të nënshkruhej prej kohësh, e zyrtarizoi pak minuta më parë vetë klubi katalanas nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se lojtari kishte nënshkruar deri në vitin 2023. Livepupli i kishte dhënë zyrtarisht leje futbollistit të niste negociatat me katalanasit vetëm pak orë më parë, por ai u nis menjëherë drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën që e lidh me këtë klub për 5 vitet e ardhshme.Anglezët përfitojnë 120 milionë euro si pagesë transferimi dhe 40 milionë euro të tjera kalojnë në varësi të objektivave që do të arrijë Kutinjo dhe Barcelona gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, katalanasit kanë mësuar nga gabimi me Nejmar dhe i kanë vendosur atij një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh në kontratë, që vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub tjetër në Europë që synon t’u rrëmbejë futbollistin

SPORT

Barcelona ndalet me barazim me Celta Vigon

Barcelona është ndalur në barazim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos. Ishte Jose ai që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 15 pas asistimit nga Gomes. Por, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 31 për Sistos. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 janar në Camp Nou.

GSW mer kryerenditjen e tabelës në NBA.

Golden State Warriors sot ne oret e hereta te mengjesit me kohen ton u ndeshen me Houston Rockets ku kjo loje vendoste se kush mer renditjen ne tabele pas 12 javeve. Loja perfundoi me rezultat 114-124 ne favorin e Golden Statetit ku realizuan fitoren e 30 ne kete sezone. Nga te dyja skuadrat dalluan disa lojtar me paraqitjet e tyre,tek radhet e Houston me 31 pike u dallua Chris Paul,pastaj me 29 ishte Gerald Green ku ai pati gjithashtu edhe 8 3-pointera,dhe Gordon ishin i dalluar me 24 pike. Ndersa ne anen e Golden Stetit me te dalluar ishin Stephen Curry me 29 Pike ku shenoi edhe 3 3-pointera si dhe Klay Thompson me 28 dhe gjithashtu edhe aj kishte 6 3-pointea,ndersa me nje triple-dabell u dallua edh Draymond Green ku shenoi 17 pike 14 kercime si dhe 10 asistime. Vlen te ceket se ne kete ndeshje nuk luajten lojtare si James Harden dhe Kevin Durant.

Kombëtarja e nis me miqësoren ndaj Norvegjisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndaj Norvegjisë në datën e lirë të FIFA-s për muajin Mars. Kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panucci zyrtarizuan më në fund rivalin për të cilin negocionin prej javësh, duke zgjedhur përfaqësuesen nordike për të testuar elementë të rinj.

Perfundon seria e fitoreve e Man.City’t.

Manchester City son ne ndeshje me Crystal Palace si mysafir arit qe te siguroje vetem nje barazim ne minutat e fundit te ndeshje me ane te portierit Ederson Moraes i cili arit qe ta ndaloje penalltin ne min e 90 ku egzekututes i penalltis ishte mesfushori Luka Milivojevic. Manchester City gjithashtu nuk ariti qe ta shfrytzoje gabimin e Man Utd qe ariti te mar veten nje barazim ne ndeshje n djeshme.Por nga ana tabelare Man City akoma kryeson me nje epersi prej 10 pikeve ndaj Chealsea dhe 14 ndaj Man.Utd. Gjithashtu vlen te ceket se loja nuk shkoi mir ne favorine e te kalterteve per shkak se Gabrie Jesus dhe Kevin DeBryne u lenduan me demtime serioze.

Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë

Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë Matteo Darmian duket se po kalon ditët e tij të fundit tek Manchester United. Mbrojtësi italian nuk ka pasur hapësirat e duhura tek ‘Djajtë e Kuq’ dhe ka kërkuar largimin nga aty. Është skuadra lidere në Serie A, Napoli që ka bërë ofertë zyrtare për Darmianin. Napolitanët kanë ofruar 10 milionë euro tek Manchester United ofertë që nga ‘Djajtë e Kuq’ është pranuar. Por oferta e klubit italian nuk e ka lënë të kënaqur mbrojtësin anësorë Darmian. Skuadra e drejtuar nga Sarri i ka ofruar Darmianit pagë vjetore prej dy milionë eurove në vit. Por kjo ofertë nuk e ka lënë të kënaqur reprezentuesin italian i cili e ka refuzuar atë. Darmian gjithashtu po kërkohet edhe nga Interi dhe Roma të cilat janë duke kërkuar mbrojtës anësorë. Mbetet të shihet se ku do të përfundoj mbrojtësi italian, pasi një gjë është e sigurt, ai do të largohet nga Manchesteri.

Seria A : Humbja e par e Inter

Seria A : Humbja e par e Inter.....     Humbja e par per INTER ndaj Udineses 1-3 Goli i par ishte nga Kevin Lasagna(Udinese) Goli i dyt nga Mauro Icardi(Inter) ne pjesen e par, Pjesa e dyt me nje penal e ber nga Santon penali u shenua nga Rodrigo de Paul dhe goli i tret Antonin Barak./Zhurma.net/

Luka Doncici, Michael Jordani i ri nga Sllovenija!?

Luka Donici me prejardhje eshte nga Lubjana,Slloveni eshte vetem 18 vjeqar  dhe po mahnit gjithe boten e basketbollit me paraqitjet e tije ne klubin e Basketbollit Real Madrid ku se fundmi her ne ndeshje qe u zhvillua "El Clasico" mes Barcelona Lassa dhe Real Madridit ai arriti te shenoj nga i gjith tereni.Gjithashtu ai konsiderohet se do te jet First Pick.1 ne NBA Draft 2018