Curiosity

Gjendet shishja e grabitur e Vodkës 1.3 mln dollarë.

Shishja më e kushtueshme e vodkës në botë, e vjedhur të martën nga një lokal, u gjet e boshatisur në një zonë ndërtimi në Kopenhagen. Shishja kushton 1.3 milion dollarë, përbëhet nga ar dhe argjent dhe ka një kapak të dekoruar me diamante. Ajo i ishte dhënë me qira një lokali në kryeqytetin danez, i cili shfaqte një koleksion vodkash. Pamje të xhiruara nga kamerat e sigurisë treguan të mërkurën momentin kur një hajdut rrëmbeu shishen e vodkës Russo-Baltique, duke u larguar më pas nga bari. Shishja u gjet e padëmtuar, siç bëri të ditur policia daneze. Brian Ingberg, pronari i lokalit ‘Cafe 33’, tha se vlera e shishes mbetej e pandryshuar, edhe pse tani ishte bosh. “Fatmirësisht – tha ai – kemi ende vodka nga ajo që gjendej në shishe, kështu do ta rimbushim”. Prodhuesi rus i makinave luksoze, Russo-Baltique tha se e kishte krijuar vodkën për të shënuar 100 vjetorin e fabrikës.

Curiosity

Pamje që tregojnë si do të dukej Toka nëse mbetet pa ujë (Video)

Nëse keni pyetur ndonjëherë se si do të dukej Toka nëse oqeanet do të mbeteshin pa ujë, IFL Science ka përgjigje. Pyetja “Çka do të ndodhte kur në fund të pikës Marian të hapej një vrimë prej dhjetë metrash”, së pari u bë vite më parë në librin “Çfarë nëse?: Përgjigjet serioze shkencore ndaj pyetjeve hipotetike absurde”. Për të gjithë ata që kanë ikur nga orët e mësimit të gjeografisë, Mariani është pika më e thellë në oqean, që ndodhet në pjesën perëndimore të Paqësorit, në lindje të ishullit Marian. Duke përdorur burime të ndryshme shkencore, përdoruesi i Redit, me emrin Vinnytsia ka bërë një animim interesant që jep përgjigje në këtë pyetje.

Në Dubai hapet spitali për deve (Foto)

Devet kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë e Emirateve të Bashkuara Arabe, andaj është hapur në Dubai një spital i veçantë, vetëm për trajtimin e tyre. Qendra mjekësore ku janë investuar rreth 10 milionë euro, ka pajisjet më moderne, ndërsa janë angazhuar veterinerët që kanë specializuar në shtete perëndimore, transmeton Telegrafi. Aty mund të trajtohen deri në 20 deve njëherësh, ndërsa përjashta është edhe një pistë e vogël garash, ku stërviten ato që janë shëruar prej problemeve fizike. Ekspertët e spitalit kanë mundësi të studiojnë në afërsi anatominë e deveve, ndërsa do të bëjnë hulumtime të vazhdueshme për misterin se si i mbijeton kushteve të vështira të shkretëtirës. Ndryshe, këto kafshë, që janë shumë të kërkuara prej vendasve, po që se kanë pedigrenë e duhur dhe pamjen e përkryer, mund të shiten deri në disa milionë euro.

CICO, a është dieta e re ketogjenike?

Kur bëhet fjalë për dietat e njerëzve të famshëm, shumë shpejt nuk do të jetë dieta e re Paleo, si dietë ketogjenike, pasi diçka tjetër po përdoret në masë...  
Regjimi i fundit i VIP-ave është dieta CICO, e cila ka marrë famë në javët e fundit përmes Reddit, dhe është metoda klasike e humbjes së peshës.
CICO është një akronimë për “Calories In, Calories Out’ (merr kalori, shpenzo kalori) dhe nga përdoruesit e Reddit është cilësuar si “dieta që duhet ndjekur”, por jo të gjithë janë të bindur. Por çfarë mendimi kanë dietologët për CICO?
Teksa mbrojtësit e regjimit CICO argumentojnë se nuk është e nevojshme se çfarë ha, me kusht që të krijoni çdo ditë një defiçit kalorish, Lyndi Cohen, dietologe australiane thotë se ka një marzh të madh gabimi. “Me numërimin e kalorive, ju bëni disa gabime. Kur njerëzit numërojnë kaloritë, ata nuk numërojnë më ushqyesit, dhe thjesht shohin numrat. Kjo do të thotë që ju mund të hani edhe ushqime fast-food, duke siguruar kaloritë e nevojshme gjatë ditës”, tha ajo për Daily Mail Australia.
Cohen thotë gjithashtu se kur njerëzit “reduktojnë” kaloritë e tyre apo hanë më pak, trupi i tyre hyn në një “mënyrë urie ku trupi juaj nis të hajë muskujt”.
“Është ironike, sepse dieta si CICO përpiqen të inkurajojnë balancën, por në fakt nuk ka balancë. Ndërkohë ju fiksoheni me numrat, për të dyja, numrat e kalorive dhe të ushqimeve dhe numrat e peshores. Do të ndjeheni fajtor kur të hani gjënë e gabuar. Me CICO mund të humbni peshë, po nuk do të jetë e qëndrueshme. Njerëzit që kanë reduktuar kaloritë dhe kanë humbur peshë, mendojhne se mund të hanë normalisht më pas, ndërkohë që fakti është që reduktimi i kalorive duhet të vijojë”, vijon Cohen.

Google këmbëngul në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kina së shpejti me qendër të "Inteligjencës Artificiale"...
Google po thellon shtytjen drejt inteligjencës artificiale (AI) duke hapur një qendër kërkimore në Kinë.
Google tha se objekti do të ishte i pari i këtij lloji në Azi dhe do të synojë në punësimin e talentit lokal.
Kina gjithashtu ka treguar mbështetje të fortë për zhvillimin e AI dhe për të arritur në nivelet e SHBA.
Hulumtimi në inteligjencën artificiale ka potencial për të përmirësuar një sërë teknologjish, nga makinat vetëlëvizëse dhe fabrikat e automatizuara në produktet e përkthimit dhe softueri i njohjes së fytyrës.
Në një blog post në faqen e internetit të kompanisë, Google tha se qendra e re kërkimore ishte një pjesë e rëndësishme e misionit të saj si një "kompani e parë AI".
"Nëse një zbulim i madh ndodh në Silicon Valley, Pekin apo në ndonjë vend tjetër, AI ka potencialin për ta bërë jetën e të gjithëve për të gjithë botën", tha Fei-Fei Li, shefi shkencor në Google Cloud AI dhe Machine Learning.
 Qendra kërkimore, e cila bashkohet me objekte të ngjashme në Londër, Nju Jork, Toronto dhe Zyrih, do të drejtohet nga një ekip i vogël nga zyra e tij ekzistuese në Pekin.