World

Seri tërmetesh në Maqedoni.

Mbrëmë vonë, pas orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epiqendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej VI-VII ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta. Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran. Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë. Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e Greqisë fqinje dhe Bullgarisë, ndërsa ka shkaktuar dëme në ndërtimet në vendet e banuara në afërsi me epiqendrën.

World

Ndotje e madhe e ajrit në Shkup, mbi 600 mikrogramë.

Ajri në Shkup në dy ditët e para të Vitit të Ri është i ndotur. Vlerat më të larta të PM10 grimcave janë matur në Lisiçe - 629 mikrogram në një metër kub. Në rast të tejkalimit të pragut të informimit për PM10- grimcave të suspenduara në dy ditët e njëpasnjëshme me koncentrime mesditore mbi 100 mikrogram në metër kub rekomandohet të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë të madhe, shumë persona të voziten me një automobil në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave vaji i djegur i mbeturinave, mbeturina druri me ngjyrë ose të mobileve, copë gome dhe çfarëdo materiali sintetik dhe furrat me dru të shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Rekomandohet edhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve në ambiente të hapura të kategorisë më të rrezikuar, fëmijëve, personave të moshuar, të sëmurëve me sëmundje kronike të mushkërive dhe të zemrës dhe të sëmurëve nga astma. Por, edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e ekspozojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit. Masa për mbrojtje nga ndotja e ajrit shpalli Qeveria dhe Qyteti i Shkup kur në dy ditë të njëpasnjëshme do të maten koncentrime mbi 200 mikrogram në të paktën dy stacione matëse. Për shkak të ndotjes së ajrit, Qeveria dhe Qyteti i Shkupit i aktivizuan masat urgjente kundër ndotjes të cilat zgjasin deri në uljen e ndotjes së ajrit.

Afganistan, 17 të vrarë në një ceremoni varrimi.

Nga një sulm vetëvrasës me bombë në Afganistan janë vrarë së paku 17 persona dhe 13 të tjerë janë plagosur... ncidenti ka ndodhur gjatë një ceremonie të varrimit në qytetin lindor Jalalabad të Afganistanit. Një zyrtar i provincën Nangarhar ka deklaruar se “eksplodimi ishte shkaktuar nga materiali i fshehur në një motoçikletë” dhe ka shtuar numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike.

Bisedë telefonike midis Putinit dhe Trampit

  Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp kanë realizuar bisedë telefonike për një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemit bërthamor të Gadishullit korean. Sipas Kremlinit, biseda telefonike ka qenë me iniciativë të SHBA-së. Të dy presidentët biseduan edhe për çështje aktuale nga marrëdhëniet bilaterale, si dhe për pikat e krizës, fillimisht për gjetje të zgjidhjes për problemin bërthamor në Gadishullin korean.

Gaza: Vritet një protestues me aftësi të kufizuara

Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump...
Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, ku nuk kanë munguar edhe viktimat si pasojë e përleshjes me policinë izraelite.
“Kjo tokë është e jona, nuk do ta dorëzojmë” ishin fjalët e fundit të Ibrahim Ebu Thureja, një palestinez me aftësi të kufizuara, i cili po merte pjesë në protestat në Gaza në mbështetje të Kudsit, në të cilat humbi jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë.
Gjatë protestave, policia izraelite vazhdon të përdorë plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.
Një nga dy personat e vrarë në protestat në kufirin e Gazës ishte edhe Ebu Thureja, i cili në vitin 2008 kishte humbur dy këmbët si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, ka njoftuar se Jasir Sukar, 23 vjeçar, dhe Ibrahim Ebu Thureja, 29 vjeçar, janë vrarë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në zonat kufitare të Gazës, dhe se 82 persona janë plagosur, prej të cilëve pesë më rëndë.