World

‘Shikojini mirë këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë shqiptarë’: Paralajmërimi i fortë i policisë italiane

Shikoji me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë”. Koleneli Oreste Liporace, komandanti i karabinierisë së Padovas, ka folur me ton të vendosur ndërkohë që në duar tundte një fletë të bardhë. Në atë letër ishin shtypur fotografitë e tetë burrave të arrestuar në zonën e Padovës muajt e fundit, që nga tetori deri për Krishtlindje. “Ata janë arrestuar nga karabinierët si autorë të vjedhjeve nëpër banesa”, nënvizoi Liporace. “Kur të lirohen, mund të rifillojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme. Janë shqiptarë etnikë ose i përkasin familjeve cigane apo endacake. Ata i bëjnë planet e tyre herët pasditeve dhe pastaj fillojnë punë mbrëmjeve. Komandanti i Policisë së krahinës foli pasi ilustroi një material ku qenë radhitur 22 këshilla sesi të mbrojmë veten nga grabitjet në shtëpi dhe në garazhe. Pas valës së arrestimeve muajt e fundit, fenomeni i vjedhjejeve është ulur javët e fundit, por karabinierët parashikojnë se shumë grupe do të kthehen në veprim në ditët në vijim dhe kur shumë punonjës do të kthehen në zyra pas festave të Krishtldinejev dhe shtëpitë do të jenë bosh.

World

Vagoni del nga shinat, 8 të plagosur në Zvicër

Aksidenti ndodhi afër Lenkut, me një nga trenat e shërbimit rajonal Montro Oberland Bernua, rreth mesditës. Një zëdhënës i policisë tha se shtatë persona me lëndime të lehta ishin dërguar në spital me ambulanca, ndërsa personi i tetë, ishte transportuar me helikopter.
Era e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit gjatë stuhise. Erërat kanë arritur një shpejtësi prej rreth 200 km në orë afër Lucernës, shpejtësi kjo më e madhja që kur regjistrimet e të dhënave kanë filluar në 1981.  Shërbimi zviceran i motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të forta në pjesën më të madhe të vendit. Shumë rrugë u mbyllën, qarkullimi hekurudhor u ndal në disa zona dhe shumë fluturime u anuluan./Top Channel

ShBA-të gati për ciklonin “bombë”, 12 të vdekur vetëm këtë javë nga i ftohti

Të paktën 12 persona në ShBA kanë humbur jetën këtë javë si pasojë e të ftohtit. Temperaturat në Nju Jork të enjten në mëngjes arritën deri në minus 39 gradë. Temperaturat e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Autoritet thonë se janë të gatshëm për t’u përballur me motin e keq.
“I gjithë mekanizmi është i përgatitur, kemi 17 makina me të cilat do ta pastrojmë borën që vjen nga malet. Asnjëherë në histori nuk kemi qenë më të përgatitur”,- u shpreh guvernatori i konektiatit, Daniel Malloy.
Një ciklon “bombë” do të godasë verilindjen e ShBA-së këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës. Fenomeni pagëzohet me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese.

Bora mbulon Shqipërinë, bllokohen disa fshatra në veri

Më problematike situata ka qenë në qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim. Rrugët e bllokuara nga dëbora janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë etj, duke izoluar fshatrat.
Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem. Qarku i Korçës po ashtu është mbuluar nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Akset nacionale në qarkun e Korçës janë të gjitha të kalueshme. Akset dytësore janë të kalueshme, por pjesërisht nevojitet përdorimi i zinxhirëve, konkretisht në rrugën Dardhë – Voskopojë - Vithkuq, si edhe Leskovik - Gërmenj.
Në segmentin Qafë Thanë - Kapshticë bora arrin në 8 - 10 cm. Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar edhe disa fshatra malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës shkon nga 10 deri në 30 cm, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik - Stëblevë në Bashkinë Librazhd, ndërsa aksi kombëtar Përrenjas- Qafë Thanë është i kalueshëm.

Befason Ohëri dhe Pretori,ka m5 shumë borë se në Krushevë.

Më shumë borë ka në Lazaropole ku lartësia e shtresës së borës është 17 centimetra, ndërsa në Krushevë kanë reshur vetëm gjashtë centimetra. Më shumë borë se në Krushevë ka në Ohër dhe në Pretor ku lartësia e shtresës së borës është tetë centimetra. Borë të lehtë mëngjesin e sotëm ka në Kriva Pallankë, ndërsa në orët e kaluara edhe në Berovë. Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -3 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Shkup dhe Demir Kapi ku temperatura e mëngjesit është dy gradë. Deri në orën tetë mëngjesin e sotëm më shumë shi ka reshur në Lazaropole, ndërsa më pak në Kriva Pallankë. Reshje të shiut do të ketë deri në orët e pasdites përgjatë Vardarit, ndërsa në malet në perëndim dhe lindje reshjet do të jenë të borës. Mëngjesin e sotëm fryn erë kryesisht veriperëndimore, përveç në Gjurishtë kur era është mesatare veriperëndimore. Nga mesdita pritet erë mesatare deri e përforcuar herë pas here veriperëndimore, e cila do të jetë më e shprehur në juglindje, ndërsa vranësira do të zvogëlohet. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri 11 gradë

Dibra vendi i pare i prekur nga bora e Janarit.

Ne oret e para te mengjesit temperaturat ne Diber zbriten nen 0 grad duke shaktuar reshje te doberes dhe duke bere probleme ne aksin e carkullimit dhe kalimi eshte i domosdoshem me zingjir. Trashesi e bores ne qendra rajonale arin deri ne 5 cm ndersa ne fashtra arin deri ne 15 cm.

Trump me përgjigje për Kim Jong-un: butoni im bërthamor është më i madh se i juaji

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur me një postim në Twiter kërcënimeve të liderit të Koresë së Veriut,  Kim Jong Un.
“Butoni im bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior”,- shkruan Trump pas kërcënimeve të kësaj fillimjave të liderit koreano-verior, se butoni i tij bërthamor gjendej gjithnjë në tryezën e tij.
Komentet më të fundit të Trumpit nënvizojnë atë që është e ditur. Çdo president amerikan ka akses të menjëhershëm në kodet bërthamore dhe ShBA ka arsenalin më të madh bërthamor në botë.
Koreja e Veriut pretendon se disponon tashmë armë bërthamore dhe mund të sulmojë me to ShBA-të, por analistët thonë se nuk është e qartë nëse vendi ka teknologjinë për t’i përdorur ato në zemërim e sipër.
Trump dhe Kim Jong Un kanë një histori të gjatë epitetesh për njëri-tjetrin. Më herët, këtë vit, koreano-veriori e quajti presidentin amerikan “matuf”, ndërsa Trump përdori epitetin “njeriu i vogël raketë” për Kim Jong-un.
Përtej kërcënimit për ShBA-të, në fjalimin e tij të Vitit të Ri, Kim Jong-un habiti shumëkënd kur tha se ishte i hapur për dialog me Korenë e Jugut dhe se do të dërgonte një delegacion në Olimpiadën Dimërore që mbahet në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm.
Sot, Seuli tha se Koreja e Veriut do të rikthejë edhe linjën pa pagesë ndër-koreane, duke hapur kështu një kanal për një dialog që mund të çonte edhe në një takim të mundshëm.

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 6 persona

Një familje me 5 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, dhe shoferi i një kamioni kanë humbur jetën në një autostradë në Italinë Veriore, në një aksident dramatik ku u përfshi një kamion, një makinë dhe një autocisternë e mbushur me benzinë.Policia Italian ka nisur hetime me te hollesishme per rastin e fundit. Shoferi duke kercyer nga kamion me transport te benzines shpetoi mrekullisht nga rasti i te Martes.

Trump për Kim Jong-un: Butoni im bërthamor, më i madh.

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se butoni i tij bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior Kim Jong Un. Edhe pse mardheniet e tyre ishin ne rregullime siper perseri nje deklarate e presiddentit te USA Donald Trump acaroi mardheniet mes USA dhe Kores Veriore. Kim Yong me nje porosi tek Trump se butonin berthamor e ka mbi tavolinen e tij gjithmone dhe se ben mir te kesh kujdes-tha Kim Yong. Trump deklaroi se fuqia berthamore e USA nuk mund te krahasohet me fuqin komuniste.

9 të vrarë gjatë protestave kundër qeverisë ne Iran.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se nëntë vetë janë vrarë mbrëmë, në ditën e pestë të protestave antiqeveritare, të cilat janë përhapur në gjithë vendin. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Bazuar në këtë raport, numri jozyrtar i të vrarëve në këto trazira në Iran, ka arritur në së paku 22 vetë. Këto protesta filluan si tubime kundër rritjes së çmimeve të artikujve themelorë të udhqimit dhe vështirësive të tjera ekonomike. Këto janë protestat më masive politike në Iran, prej vitit 2009, kur ka pasur mospajtime lidhur me votimet presidenciale të kontestuara, në të cilat ishte rizgjedhur Mahmud Ahmadinejad. Aktualisht, protestat janë mbajtur në dhjetëra qytete në gjithë Iranin, përfshirë disa lokacione në kryeqytetin Teheran.