Category: World

World

Tërhiqet Trump: Mund t’i ribashkohemi marrëveshjes së klimës

Në një takim me gazetarët, ai tha se vijon të mendojë se kjo marrëveshje është e keqe për SHBA-të, por nuk është kundër thelbit të saj.
Trump pranoi se Shtetet e Bashkuara mund t’i bashkohen marrëveshjes së Parisit për klimën, nëse respektohen disa kushte.
Vendimi i tij për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje qershorin e kaluar, bëri që SHBA-të të ishin i vetmi vend i mbetur jashtë paktit.
Kjo sjellje solli zemërim të madh si në vend, ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa u quajt si një abdikim i udhëheqjes amerikane, në një sfidë kyçe globale.

World

Rusia kundërshton deklaratat e shefit të CIA-s

 
Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat e drejtorit të agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, se rusët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara këtë vit dhe se “për dekada” ishin përzier në zgjedhjet amerikane.
“Unë vazhdoj të jem i shqetësuar, jo vetëm për rusët, por edhe për përpjekjet e të tjerëve, po ashtu”, i tha pardje Pompeo rrjetit CBS, duke mos dhënë detaje. Ai, po ashtu, theksoi se “ne kemi shumë armiq të cilët dëshirojnë ta shkatërrrojnë demokracinë perëndimore”.
Pompeo tha se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka rol të rëndësishëm që të krijoj siguri që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të jenë demokratike. Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është përgjigjur ndaj komenteve të Pompeos gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax, me ç’rast tha se Rusia nuk përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne nuk jemi përzier dhe as që kurrë nuk do të përzihemi në punët e brendshme të shteteve të tjera”, tha Ryabkov. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se deklaratat e Pompeos ishin “gënjeshtra”.

Ghouta- Siri, bombardohen 10 spitale, mungon edhe ushqimi

Sipas njoftimeve të Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, në këto sulme kanë pësuar edhe dhjetë spitale. Vetëm në dy javët e fundit kanë vdekur 126 persona.
Plani për evakuimin e më shumë se 400 persona të sëmure rënde deshtoi pasiqe filluan luftimet. Vetëm 29 e kanë kane arritur te  trajtohen nw spital. Shqetësues për momentin përvec bombardimeve, është mungesa e ushqimit për ata që mbesin gjallë. Më shumë mungesën e ushqimit e vuajnë fëmijët.
“Ata po shohin fëmijët e tyre sesi vuajnë. Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë. Prindërit kërkojnë tua shpëtojmë fëmijët, por ne jut hemi të presin. Ata presin evakuimin por në fakt, presin se kush e ka radhën të vdesë”, tha Amani Balour, mjek në Ghouta.
“Fëmija im ishte kaq e dobërt edhe kur lindi. Unë nuk kasha cfarë të ha kur isha shtatzënë dhe vajza ime lindi e dobët. Ajo ka nevojë për ushqim, për qumësht. Sot gjithë ditën ka qarë. Doktorët thonë që I duhet ushqim e unë nuk kam ku ta gjej ushqimin për të”, tha Um Yasen, banore e Ghoutas.
Për rreth 4 vjet e gjysëm, rrebelët kanë nën kontroll veriun e Ghoutas , në periferi të Damaskut dhe ndaj qytetit zhvillohen sulme ajrore intensive. Mijra njerëz jetojnë pa asnjë shpresë teksa ushqimi në qytet, është gjithnjë e më i pakët. Askush nuk ka asnjë plan se cfarë do të ndodhë me ta, pasi evakuimi për momentin, është thuajse I pamundur.

Përfshihet nga zjarri kulla e Trump-it në Nju Jork

Kulla e Trump-it në Nju Jork është përshirë mëngjesin e së hënës nga zjarri. Ekipet e shërbimit zjarrfikës u panë mbi çatinë e rrokaqiellit. Zjarri ishte i vogël dhe ka gjasa të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, tha departamenti i zjarrit për mediat lokale. Tymi doli nga një cep, përpara se të shpërndahej. Rreth 84 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes fillimisht.Nuk kishte raportim të menjëhershëm për persona të lënduar apo evakuime, apo shkaqet që shkaktuan zjarrin. Brenda kullës ndodhen një numër i madh banesash dhe biznesesh. Në momentin e  ngjarjes raportohet se Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.

NJË I ARRESTUAR GJATË PROTESTAVE NË IRAN HUMB JETËN NË BURG

 
Pretendohet se ka kryer vetëvrasje në burg një person i quajtur Sina Gamberi, i cili ishte arrestuar nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran të cilat filluan më 28 dhjetor 2017, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit në faqen e internetit Itimad Online e cila kryen publikime në Iran, njoftohet se deputeti për Teheranin, Mahmud Sadıki, në një deklaratë në parlamentin iranian ka konfirmuar vdekjen e Gamberit. “Fatkeqësisht është e vërtetë se Sina Gamberi ka vdekur. Sipas informacioneve që kam marrë nga autoritetet e inteligjencës, ky person i arrestuar nga forcat e sigurisë ka kryer vetëvrasje në burgun Evin”, është shprehur deputeti Sadiki. Ndër të tjera deputeti Sadiki ka shtuar se çështja po hetohet. Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demonstruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend. Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad. Gjatë protestave në Iran është njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona, ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar./ShenjaTV/

Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

   
Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se shpërthimi goditi shtabin e një fraksioni të vogël rebel, ndërsa raporte të tjera thonë se bëhet fjalë për xhihadistë. Pavarësisht objektivit të shpërthimit, një pjesë e mirë e viktimave janë civilë.
Ende nuk është e qartë shkaku i shpërthimit dhe dëshmitarë të ndryshëm flasin për një autobombë apo një sulm ajror nga një dron. Sipas observatorit sirian, një organizata që monitoron konfliktin përmes aktivistëve dhe burimeve të saj në terren, ekipet e vullnetarëve po punojnë që të nxjerrin viktimat dhe të plagosurit nga ndërtesa e dëmtuar dhe nga shtëpitë pranë saj.
Observatori bëri me dijë se grupi në objektiv të sulmit ishte Ajnad al-Qawqaz, ku përfshihen qindra luftëtarë aziatikë. Ky grup lufton përkrah frontit Fateh al-Sham, ish degë e Al Kaedës, kundër qeverisë siriane. Provinca e Idlibit në kufi me Turqinë është një nga fortesat e fundit të forcave opozitare. ushtria siriane dhe aleatët e saj janë zotuar se do ta rimarrin kontrollin e saj dhe gjatë javëve të fundit përleshjet në Idlib janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Bannon ‘e dredh’: Djali i Trump s’është tradhtar

  Fjalët e Bannon shfaqen në librin Zjarr dhe Furi të Michael Wolff. Bannon e cilësoi djalin e presidentit trump si tradhtar pas një takimi të qershorit 2106 mes Donald junior dhe një grupi rusësh. Por, megjithëse me vonesë prej disa ditësh që nga botimi i librit, Banon tha se komenti i tij ishte për një tjetër ish ndihmës në presidentit, pikërisht Paul Manafort që ishte gjithashtu i pranishëm në takim. Përmes një komunikate për shtyp, Bannon e cilësoi Donald Trump junior si një patriot dhe njeri të mirë. Libri i Wolff shkaktoi mjaft kaos në Washington me pretendimet se Shtëpia e Bardhë është në kaos, se stafi i Trump u përfshi nga paniku kur fitoi zgjedhjet, madje edhe duke vënë në dyshim shëndetin mendor të vetë presidentit Trump. Libri dhe ato që ai përmban janë hedhur poshtë nga Trump, i cili tha se gëzon shëndet shumë të mirë mendor, madje mund të cilësohet edhe si gjeni. Pas lajmeve të rreme, tashmë duhet të përballem edhe me librat e rreme- shkroi trump në twitter. Presidenti është mbështetur edhe nga shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhjetorin e CIA-s Mike Pompeo, që i kanë cilësuar pretendimet e librit si fantazi dhe gënjeshtra të turpshme.

MAQEDONI Në shtëpinë e një tetovari është gjetur dhe marrë një kilogram marihuanë.

Në bazë të urdhrit gjyqësor, efektivët e policisë, dje në periudhën prej orës 16 deri në 18 kanë kryer bastiejs në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të personit B.M. (22) në rr. "Lenin" në Tetovë. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në vende të ndryshme dhe në paketime të ndryshme, është gjetur gjithsej rreth një kilogram drogë narkotike marihuanë. Sendet e gjetura me drogë janë marrë dhe janë dhënë në ekspertizë, ndërsa B.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë.

ShBA, rritet numri i të vdekurve nga “cikloni bombë”

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, teksa niveli i dëborës pritet të arrijë në 45 cm lartësi në disa qytete. Stuhia dimërore që ka goditur pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar të paktën 17 viktima, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta.
Si shkak i kohës së ftohtë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur, madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork. Stuhia “cikloni bombë” ka krijuar ka krijuar kaos edhe në qarkullim, ndërsa rreth 4.000 fluturime janë anuluar teksa bora mbuloi pjesë të bregdetit veri-lindor dhe Kanadasë lindore.
Autoritetet paralajmërojnë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit përgjatë fundjavës, por menjëherë pas përfundimit të reshjeve të dëborës, meteorologët parashikojnë rënie drastike të temperaturave, për shkak të zhvendosjes së ajrit të ftohtë drejt rajonit mes Atlantikut. Këtë stuhi meteorologët e kanë emëruar si “cikloni bombë”, sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.
Ky fenomen ndodhë kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.

Iran, protesta pro dhe anti-qeveritare, Erdogan, kritik ndaj ShBA-ve dhe Izraelit

Në të tretën ditë me radhë kanë vazhduar në Iran protestat pro-qeveritare, ndërsa sipas mediave perëndimore po vazhdojnë edhe protestat anti-qeveritare. Protestat pro qeveritare po mbahen para se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë takimin urgjent rreth protestave të përgjakshme kundër qeverisë në Iran. Raportimet në mediat perëndimore për protestat kundër qeverisë janë zvogëluar, pasi Teherani ka bllokuar mediat sociale të përdorura nga protestuesit për të shpërndarë momente të protestës. Pamjet nga qyteti Mashhad, ku kanë filluar protestat më 28 dhjetor, kanë shfaqur qindra protestues derisa kanë bërë thirrje kundër klerikëve, si përgjigje ndaj deklaratave të Gardës Revolucionare se protestat kanë përfunduar. Mediat shtetërore iraniane nuk kanë mbuluar protestat kundër qeverisë prej kur Garda Revolucionare e Iranit ka pretenduar se protestat kanë përfunduar. Mirëpo mediat shtetërore kanë raportuar se kjo Gardë është duke vazhduar me rritjen e numrit të forcave të sigurisë në disa pjesë të vendit. Të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë, ndërsa më shumë se 1,000 protestues të tjerë është raportuar se janë arrestuar. Mediat iraniane shtetërore kanë raportuar për protestat pro-qeveritare, të mbajtura pas lutjeve të së premtes. Gjatë lutjeve të së premtes në Teheran, kleriku i linjës së ashpër, Ahmad Khatami, ka thënë se ai mbështet vendimin e qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale për shkak të protestave, pasi sipas tij në momentin që e ka marrë këtë vendim “trazirat janë ndalur”. “Kombi ynë nuk e përkrahë një rrjet social, i cili udhëhiqet nga duart e Shteteve të Bashkuara”,-ka thënë Khatami. Sipas tij, çdokush që ka djegur flamurin iranian duhet të dënohet me vdekje. Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për ndërhyrje në Iran. “Ne nuk mund të pranojmë që disa shtete - kryesisht ShBA-ja dhe Izraeli - të ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit”,- u ka thënë gazetarëve presidenti turk, përpara se të nisej për vizitën e tij zyrtare në Francë. “Është e turpshme ajo që kemi parë në shumë shtete... Këtë gjë e kemi parë edhe në Irak”,- ka thënë presidenti turk Erdogan.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.