SPORT

Barcelona fiton duelin me Liverpulin per Koutinjon.

Filip Kutinjo është edhe zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Marrëveshjen e cila pritej të nënshkruhej prej kohësh, e zyrtarizoi pak minuta më parë vetë klubi katalanas nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se lojtari kishte nënshkruar deri në vitin 2023. Livepupli i kishte dhënë zyrtarisht leje futbollistit të niste negociatat me katalanasit vetëm pak orë më parë, por ai u nis menjëherë drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën që e lidh me këtë klub për 5 vitet e ardhshme.Anglezët përfitojnë 120 milionë euro si pagesë transferimi dhe 40 milionë euro të tjera kalojnë në varësi të objektivave që do të arrijë Kutinjo dhe Barcelona gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, katalanasit kanë mësuar nga gabimi me Nejmar dhe i kanë vendosur atij një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh në kontratë, që vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub tjetër në Europë që synon t’u rrëmbejë futbollistin

World

MAQEDONI Në shtëpinë e një tetovari është gjetur dhe marrë një kilogram marihuanë.

Në bazë të urdhrit gjyqësor, efektivët e policisë, dje në periudhën prej orës 16 deri në 18 kanë kryer bastiejs në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të personit B.M. (22) në rr. "Lenin" në Tetovë. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në vende të ndryshme dhe në paketime të ndryshme, është gjetur gjithsej rreth një kilogram drogë narkotike marihuanë. Sendet e gjetura me drogë janë marrë dhe janë dhënë në ekspertizë, ndërsa B.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë.

Gjendet shishja e grabitur e Vodkës 1.3 mln dollarë.

Shishja më e kushtueshme e vodkës në botë, e vjedhur të martën nga një lokal, u gjet e boshatisur në një zonë ndërtimi në Kopenhagen. Shishja kushton 1.3 milion dollarë, përbëhet nga ar dhe argjent dhe ka një kapak të dekoruar me diamante. Ajo i ishte dhënë me qira një lokali në kryeqytetin danez, i cili shfaqte një koleksion vodkash. Pamje të xhiruara nga kamerat e sigurisë treguan të mërkurën momentin kur një hajdut rrëmbeu shishen e vodkës Russo-Baltique, duke u larguar më pas nga bari. Shishja u gjet e padëmtuar, siç bëri të ditur policia daneze. Brian Ingberg, pronari i lokalit ‘Cafe 33’, tha se vlera e shishes mbetej e pandryshuar, edhe pse tani ishte bosh. “Fatmirësisht – tha ai – kemi ende vodka nga ajo që gjendej në shishe, kështu do ta rimbushim”. Prodhuesi rus i makinave luksoze, Russo-Baltique tha se e kishte krijuar vodkën për të shënuar 100 vjetorin e fabrikës.

Barcelona ndalet me barazim me Celta Vigon

Barcelona është ndalur në barazim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos. Ishte Jose ai që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 15 pas asistimit nga Gomes. Por, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 31 për Sistos. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 janar në Camp Nou.

GSW mer kryerenditjen e tabelës në NBA.

Golden State Warriors sot ne oret e hereta te mengjesit me kohen ton u ndeshen me Houston Rockets ku kjo loje vendoste se kush mer renditjen ne tabele pas 12 javeve. Loja perfundoi me rezultat 114-124 ne favorin e Golden Statetit ku realizuan fitoren e 30 ne kete sezone. Nga te dyja skuadrat dalluan disa lojtar me paraqitjet e tyre,tek radhet e Houston me 31 pike u dallua Chris Paul,pastaj me 29 ishte Gerald Green ku ai pati gjithashtu edhe 8 3-pointera,dhe Gordon ishin i dalluar me 24 pike. Ndersa ne anen e Golden Stetit me te dalluar ishin Stephen Curry me 29 Pike ku shenoi edhe 3 3-pointera si dhe Klay Thompson me 28 dhe gjithashtu edhe aj kishte 6 3-pointea,ndersa me nje triple-dabell u dallua edh Draymond Green ku shenoi 17 pike 14 kercime si dhe 10 asistime. Vlen te ceket se ne kete ndeshje nuk luajten lojtare si James Harden dhe Kevin Durant.

Mike Tyson bëhet prodhues “Marijuane”

Mike Tyson nuk resht se cudituri.Ish-kampioni i botes ne boks ka vendosur te prodhoje marijuan ne Kaliforni.Prej 1 janarit ne kete vend substanca narkotike u be e ligjshme,per qellime rekrative fale nje referendumi. Dhe Mike uk humbi kohe, vendosi ta hap nje ferme reth 16 hektare,ne Death Valley,parashikohet te ndertohet edhe nje shkolle,ku kultivuesit do te mesojne se si ta marrin maksimumin nga prodhimi. 29 shtete e SHBA e kane te lejueshme perdorimin e marijuanes per arsye mjekeesore dhe ne shtate prej tyre per perdorim rekreativ

Befason Ohëri dhe Pretori,ka m5 shumë borë se në Krushevë.

Më shumë borë ka në Lazaropole ku lartësia e shtresës së borës është 17 centimetra, ndërsa në Krushevë kanë reshur vetëm gjashtë centimetra. Më shumë borë se në Krushevë ka në Ohër dhe në Pretor ku lartësia e shtresës së borës është tetë centimetra. Borë të lehtë mëngjesin e sotëm ka në Kriva Pallankë, ndërsa në orët e kaluara edhe në Berovë. Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -3 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Shkup dhe Demir Kapi ku temperatura e mëngjesit është dy gradë. Deri në orën tetë mëngjesin e sotëm më shumë shi ka reshur në Lazaropole, ndërsa më pak në Kriva Pallankë. Reshje të shiut do të ketë deri në orët e pasdites përgjatë Vardarit, ndërsa në malet në perëndim dhe lindje reshjet do të jenë të borës. Mëngjesin e sotëm fryn erë kryesisht veriperëndimore, përveç në Gjurishtë kur era është mesatare veriperëndimore. Nga mesdita pritet erë mesatare deri e përforcuar herë pas here veriperëndimore, e cila do të jetë më e shprehur në juglindje, ndërsa vranësira do të zvogëlohet. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri 11 gradë

Dibra vendi i pare i prekur nga bora e Janarit.

Ne oret e para te mengjesit temperaturat ne Diber zbriten nen 0 grad duke shaktuar reshje te doberes dhe duke bere probleme ne aksin e carkullimit dhe kalimi eshte i domosdoshem me zingjir. Trashesi e bores ne qendra rajonale arin deri ne 5 cm ndersa ne fashtra arin deri ne 15 cm.

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 6 persona

Një familje me 5 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, dhe shoferi i një kamioni kanë humbur jetën në një autostradë në Italinë Veriore, në një aksident dramatik ku u përfshi një kamion, një makinë dhe një autocisternë e mbushur me benzinë.Policia Italian ka nisur hetime me te hollesishme per rastin e fundit. Shoferi duke kercyer nga kamion me transport te benzines shpetoi mrekullisht nga rasti i te Martes.

Personazhi i vitit 2017: LEDRI VULA

Ledri Vula zgjidhet si Personazhi i vitit 2017 nga Prive e Klan Kososves. Per repistin ka qene nje vit shum i suksseshem duke pasur hitet ne veren qe lam pas si dhe kengen solo dhe bashkupunime me artist te ndryshem. Ai se fundmi here lansoi muziken e tij te fundit Janari e cila u publiku menjeheer pas ndrimit te motmoteve. "Kenga po hec mir tha"-tha Ledri,gjithashtu ai permendendi edhe suksesin e muzikes Shtrej qe e lansuan disa dite me par se bashku me Gjiko dhe Lumi B.