Uncategorized

FSHATI KOPANICË PO ZBRAZET!? TË RINJTË MARRIN RRUGËN E GURBETIT

Bënë selfien e fundit para se të marrin rrugën e gurbetit. Mbi 15 të rinj nga fshati Kopanicë, në komunën e Sarajit, mbrëmë braktisën fshatin e tyre për të udhëtuar drejt Evropës, siç thonë, për një jetë më të mirë. Bashkëfshatarët e tyre thonë se të rinjtë po ikin pasi nuk po gjejnë punë dh perspektivë këtu në Maqedoni. “Mund të them që të rinjtë mezi presin të dalin, ose të martohen ose të gjejnë ndonjë rrugë për tu larguar. Nuk shoh perspektivë këtu, dal ndonjë herë nga këto çajtoret, magjistër është rojtar i rrymës elektrike, kjo është turp për një njeri të shkolluar mos mund ti gjejnë një vend pune. Mbrëmë duke biseduar, nuk e di rasti se si është 10-15 apo 20 persona udhëtuan drejt Sllovakisë”, tha Avdil Vaid Ademi, Mërgimtarë. Imami i fshatit Kopanicë thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe duhet të japin kontributin e tyre në fshatin e tyre. “Ajo është e vërtet por shkaqet pse po largohen secili mendon për një jetë më të mirë.  – Por tani edhe atje është bërë vështirë ne kemi gurbetëqar që kanë treguar që ka qenë më mirë me përpara. Tani nuk është sikur ka qenë më herët, por tani të rinjtë mund të manipulohen nga dikush, ose u ofrojnë për diçka për një jetë më të mirë, kjo është me të vërtet një tmerr që po largohen rinia. Duhet të gjejnë vend pune dhe të punojnë në vendlindjen e vet dhe të japin kontributin në fshatrat e tyre”, u shpreh Ahmet Qilafi, Imam i Xhamisë në Kopanicë. Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë përfshirë emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse jo në shifra alarmante. Nga Enti shtetëror për Statistika, në bazë të të dhënave, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Maqedonia vazhdon të ketë shkallë të mesme të emigrimit, me një mesatare prej 4222 qytetarësh. Nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar janë larguar 440 persona, thonë statistikat. Në vitin 2015 nga Maqedonia kanë ikur 767 persona, në 2014-ën 740, në vitin 2013 janë zhvendosur 945 persona, kurse në 2012-ën vendin e kanë braktisur 1.330./TV21/

Përfshihet nga zjarri kulla e Trump-it në Nju Jork

Kulla e Trump-it në Nju Jork është përshirë mëngjesin e së hënës nga zjarri. Ekipet e shërbimit zjarrfikës u panë mbi çatinë e rrokaqiellit. Zjarri ishte i vogël dhe ka gjasa të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, tha departamenti i zjarrit për mediat lokale. Tymi doli nga një cep, përpara se të shpërndahej. Rreth 84 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes fillimisht.Nuk kishte raportim të menjëhershëm për persona të lënduar apo evakuime, apo shkaqet që shkaktuan zjarrin. Brenda kullës ndodhen një numër i madh banesash dhe biznesesh. Në momentin e  ngjarjes raportohet se Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.

Shkup, shqipja vazhdon të shtrembërohet

Në Shkup, përveç që është e vështirë të gjesh tabela komunikacioni në gjuhën shqipe, problematike janë edhe gabimet e shumta drejtshkrimore dhe shkarravitja e atyre pak tabelave që sinjalizojnë edhe në shqip. Thuajse të gjitha tabelat 3 gjuheshe që paralajmërojnë Klinikën Universitare “Nënë Tereza”, në gjuhën shqipe janë të shënuara gabimisht si “Nëna Terëze”.

Gjithashtu edhe tabelat e shumta që paralajmërojnë vendndodhje e stadiumit të Filipit të Dytë, vetëm në gjuhën shqipe janë shënuar gabimisht.

Ndërsa tabela që shpie drejt fshatit Sopishte, para emrit mbanë shkronjën “S” që nënkupton fjalën maqedonase “Sello” e jo shkronjën “F” që do të nënkuptonte fjalën “Fshati”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i quan anomali këto gabime drejtshkrimore duke e hedhur kështu fajin te paraardhësi i tij, Koce Trajanovski. Megjithatë Shilegov thotë se askush deri më tani nuk i ka paraqitur këta gabime dhe u zotua se do angazhohen që t’i përmirësojnë të njëjtat, duke mos dhënë një afat.

"Ajo që është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, në vendosjen e shenjave, ne mundohemi që të jetë në kuadër të ligjeve te fundit. Për atë se diku është vërejtur anomali, së paku tek unë deri më tani nuk është paraqitur një gjë e tillë por nëse është e nevojshme dhe në kompetenca të Qytetit të Shkupit, së shpejti do t’i rregullojmë këto gabime- deklaroi Kryetar i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Ky problem daton që nga fillimi i përdorimit të gjuhës shqipe nëpër udhërrëfyes dhe tabela të komunikacionit. Problem në vete është edhe diskriminimi që bëhet duke fshirë vetëm mbishkrimet në gjuhën shqipe nëpër udhërrëfyesit që gjenden brenda dhe jashtë Qytetit të Shkupit.

NJË I ARRESTUAR GJATË PROTESTAVE NË IRAN HUMB JETËN NË BURG

 
Pretendohet se ka kryer vetëvrasje në burg një person i quajtur Sina Gamberi, i cili ishte arrestuar nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran të cilat filluan më 28 dhjetor 2017, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit në faqen e internetit Itimad Online e cila kryen publikime në Iran, njoftohet se deputeti për Teheranin, Mahmud Sadıki, në një deklaratë në parlamentin iranian ka konfirmuar vdekjen e Gamberit. “Fatkeqësisht është e vërtetë se Sina Gamberi ka vdekur. Sipas informacioneve që kam marrë nga autoritetet e inteligjencës, ky person i arrestuar nga forcat e sigurisë ka kryer vetëvrasje në burgun Evin”, është shprehur deputeti Sadiki. Ndër të tjera deputeti Sadiki ka shtuar se çështja po hetohet. Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demonstruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend. Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad. Gjatë protestave në Iran është njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona, ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar./ShenjaTV/

Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

   
Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se shpërthimi goditi shtabin e një fraksioni të vogël rebel, ndërsa raporte të tjera thonë se bëhet fjalë për xhihadistë. Pavarësisht objektivit të shpërthimit, një pjesë e mirë e viktimave janë civilë.
Ende nuk është e qartë shkaku i shpërthimit dhe dëshmitarë të ndryshëm flasin për një autobombë apo një sulm ajror nga një dron. Sipas observatorit sirian, një organizata që monitoron konfliktin përmes aktivistëve dhe burimeve të saj në terren, ekipet e vullnetarëve po punojnë që të nxjerrin viktimat dhe të plagosurit nga ndërtesa e dëmtuar dhe nga shtëpitë pranë saj.
Observatori bëri me dijë se grupi në objektiv të sulmit ishte Ajnad al-Qawqaz, ku përfshihen qindra luftëtarë aziatikë. Ky grup lufton përkrah frontit Fateh al-Sham, ish degë e Al Kaedës, kundër qeverisë siriane. Provinca e Idlibit në kufi me Turqinë është një nga fortesat e fundit të forcave opozitare. ushtria siriane dhe aleatët e saj janë zotuar se do ta rimarrin kontrollin e saj dhe gjatë javëve të fundit përleshjet në Idlib janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Bannon ‘e dredh’: Djali i Trump s’është tradhtar

  Fjalët e Bannon shfaqen në librin Zjarr dhe Furi të Michael Wolff. Bannon e cilësoi djalin e presidentit trump si tradhtar pas një takimi të qershorit 2106 mes Donald junior dhe një grupi rusësh. Por, megjithëse me vonesë prej disa ditësh që nga botimi i librit, Banon tha se komenti i tij ishte për një tjetër ish ndihmës në presidentit, pikërisht Paul Manafort që ishte gjithashtu i pranishëm në takim. Përmes një komunikate për shtyp, Bannon e cilësoi Donald Trump junior si një patriot dhe njeri të mirë. Libri i Wolff shkaktoi mjaft kaos në Washington me pretendimet se Shtëpia e Bardhë është në kaos, se stafi i Trump u përfshi nga paniku kur fitoi zgjedhjet, madje edhe duke vënë në dyshim shëndetin mendor të vetë presidentit Trump. Libri dhe ato që ai përmban janë hedhur poshtë nga Trump, i cili tha se gëzon shëndet shumë të mirë mendor, madje mund të cilësohet edhe si gjeni. Pas lajmeve të rreme, tashmë duhet të përballem edhe me librat e rreme- shkroi trump në twitter. Presidenti është mbështetur edhe nga shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhjetorin e CIA-s Mike Pompeo, që i kanë cilësuar pretendimet e librit si fantazi dhe gënjeshtra të turpshme.

Hajnat në “aksion” në kampet private në Saraj

 

Rreth 40 kampe shtëpiza që ndodhen në afërsi të Liqenit të Treskës në Saraj kanë qenë cak i hajnave. Pronarët e kampeve ankohen për mungesë sigurie në këtë rajon. Ata thonë se edhe pse është rritur pagesa për shfrytëzimin e tokës për kampet nga 7500 në 12 300 denarë, autoritetet nuk kujdesen fare për objektet e tyre. Përveç mungesës së sigurisë dhe vjedhjeve të vazhdueshme, pronarët përballen edhe me papastërti të madhe për rreth objekteve.

Këto gjëra ndodhin shumë shpesh. Shpesh ndodhin si edhe kampi im edhe të komshi ve janë dëmtuar edhe para gjashtë muajsh mi kanë vjedhur edhe kabllot e rrymës dhe siguri nuk kemi edhe pse na kanë rritur cimet pasi që kemi paguar nga 7500 denar ndërsa tash paguajmë 12 300 denar , dhe as rrymë dhe as siguri nuk kemi , rrymën na lëshojnë nga marsi deri në shtatorë ndërsa dimrit nuk kemi rrymë, këtu në mbrëmje është katastrofë me ardhur . Ka pas rroje këtu ndërsa tash nuk ka, edhe në atë kohë pa pas dëmtime ama të vogla jo si tash- tha pronari i kampit Rufki Berisha.
Eksese të këtilla shumë shpesh pasi që këtu nuk ka rroje nuk ka asnjë lloj sigurie, dhe nuk më brengos aq shumë ajo që kanë marrë nga kamp shtëpiza por dëmtimet që i bëjnë vjedhësit dhe kjo flet për nivelin e huliganizmit në këtë ambient ku gravitojmë ne- u ankua Sami Bislimi, një tjetër pronar kampi. 

Nga ndërmarrja publike komunale “Liqeni Treska” në Saraj thonë se edhe përkundër ekzistimit të kontratave me pronarët e kampeve, kjo ndërmarrje nuk është përgjegjëse për sigurinë. Madje pranojnë se nuk kanë të angazhuar as roje .

Për momentin nuk ka të punësuar asnjë roje, kemi në plan të punësojmë tre apo katër roje por nuk kemi hapur as konkurs dhe nuk e dimë se kur do të ndodh një gjë e tillë. Kemi njohuri për dëmtime të kampeve , dëmtime ka pasur edhe më herët por në kontratat me pronarët e tyre ne nuk bartim përgjegjësi për dëmtimet. Rastin e kemi paraqitur në polici dhe presim rezultate- thuhet në kumtesën e NPK-së “ Liqeni Treska”.

Menaxhimi i parku të liqenit Treska më herët është bërë nga Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” i qytetit të Shupit , ndërsa më pas ka kaluar në kompetencë të komunës së Sarajt. Megjithatë tanimë një kohë të gjatë Liqeni i Treskës është shndërruar në një deponi mbeturinash./AlasatM/

Vitet “fluturojnë”, kështu dukej Vesa dikur

Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma e cila në repertorin e saj numëron disa hite, shkruan lajmi.net. Që nga lindja e djalit, këngëtaren nuk e kemi parë shumë aktive me projekte muzikore, ngase kujdeset vazhdimisht për rritjen e tij. Në llogarinë e saj në Instagram, Vesa ka publikuar një video përmes së cilës është kthyer 11 vite prapa në kohë. “Fluturojne vitet 🙈 #2007”, ka shkruar ajo mbi videon në të cilën shihet duke kënduar “Jemi dhe s’jemi”

Burri në krahët e të cilit u pa Bleona, është i martuar dhe ka fëmijë

Edhe pse jeton larg Shqipërisë, Bleona mbetet kryefjala e mediave shqiptare, e superkomentuar si për jetën private, si për karrierën, jetën e saj luksoze etj.
Së fundmi pas një fotoje me pronarin e “Moncler” Remo Ruffinin u përhapën lajme se këngëtarja ka nisur një lidhje dashurie me të. Por në fakt si qëndron e vërteta? Në natën e ndërrimit të viteve Bleona ishte e ftuar në shtëpinë e Ruffinit si mikeshë ku mbajti një koncert që i mahniti të gjithë që nga kostumi e deri tek performanca me koreografinë e Etienne Russo. Nga burime të Xing.al mësohet se në festë ishin të ftuar 300 veta, 72 prej të cilëve ishin miliarderë. Ndër emrat më të njohur ishin Andrey Menichenko një prej 100 njerëzve më të pasur në botë, familja Elkann e Ferrarit, Sara Battaglia, Giovana Battaglia, Eva Cavalli etj Sa i përket lajmeve se Bleona ka nisur një lidhje dashurie me Ruffinin, kjo nuk është aspak e vërtet pasi pronari i “Moncler” pasuria e të cilit shkon në 2.3 bilionë dollarë, është i martuar dhe ka 2 fëmijë. 56-vjeçari është i martuar me Francesca Ruffinin me të cilën Bleona ka postuar shpeshherë foto. Në after-party Bleona doli me një peshqir me perla të stiluar nga Eva Cavalli duke i kthyer të gjithë sytë nga vetja. 72289-640-0-5a522e96737ea 72306-640-0-5a522eccd5370 72297-640-0-5a522ebfd8b96