Author: admin

Uncategorized

Mardhëniet Maqedoni-Bullgari, ratifikohet marrëveshja për fqinjësi të mirë

Me “61” vota për dhe “1” të përmbajtur kuvendi ratifikoi marrveshjen për fqinjësi të mirë....

Vizita e Stoltenberg, Shekerinska: Mesazh se jemi në rrugë të mbarë

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten në shkup...
Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten në shkup, është cilësuar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska si mesazh se në 6 muajt e fundit, Maqedonia ëhtsë kthyer në rrugën e saj euroatlantike. Sheqerinska vlerëson se vendi ka arritur me sukses  arritur sukses të neutralizojë gjitha lajmet e këqija që përcillte në  vazhdimësi në të kaluarën.
“Kemi arritur që Maqedonisë t’i japim mundësi të re. Vizitën e shohim si që Maqedonia të prezantohet ndryshe, si shtet që i zgjedh problemet e veta dhe punon për prioritetet e saj”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.
Emri ishte problem për antarësim në NATO që para dhjetë vitesh vlerëson Sheqerinska, e cila akuzoi sot ekzekutivin e kaluar se ka shtuar listën e problemeve që duhet të zgjidhen nga qeveria aktuale . Mes probemeve Sheqerinska numëron presionet ndaj administratës, lirinë e mediavedhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Nuk është e vërtetë se problem I vetëm për antarësim në NATO, është emri. Mjafton të lexohen dokumentet nga NATO që nga viti 2014 e do e shihni se lista e problemeve, është më e gjatë. E në këtë listë gjithnjë e më rralë përmendej problemi me fqinjin jugor”, shtoi Sheqerinska.
Sheqerinska thotë se në takimin me Stoltenbergun do të tregojë se cfarë është bërë gjatë kësaj periudhe për modernizimin e armatës dhe për planet për të ardhmen.

Tërhiqet Trump: Mund t’i ribashkohemi marrëveshjes së klimës

Në një takim me gazetarët, ai tha se vijon të mendojë se kjo marrëveshje është e keqe për SHBA-të, por nuk është kundër thelbit të saj.
Trump pranoi se Shtetet e Bashkuara mund t’i bashkohen marrëveshjes së Parisit për klimën, nëse respektohen disa kushte.
Vendimi i tij për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje qershorin e kaluar, bëri që SHBA-të të ishin i vetmi vend i mbetur jashtë paktit.
Kjo sjellje solli zemërim të madh si në vend, ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa u quajt si një abdikim i udhëheqjes amerikane, në një sfidë kyçe globale.

Vrasja e Almir Aliut, shtyhet seanca, fjalët përfundimtare më 23 janar

Ashtu sic kishin njoftuar paraprakisht gjykatwn, në seancë nuk kanë mundur të vijnë dy të akuzuarit Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, që gjenden privatisht jashtë Maqedonisë. Fjalët përfundimtare kanë mbetur të dëgjohen më 23 janar, nëse nuk ka ndonjë shtyrje të re.
I akuzuar për vrasjen e 4 vjeçarit, është Boban Iliq, i cili tashmë ka pranuar  veprën për të cilën akuzohet madje ëhstë shprehur edhe si shumë I penduar. Familjarët e Almirit kërkojnë dënim maksimal për Boban Iliqin, i cili më 25 qershor të vitit 2016, pas një zënke banale për radhën në spitalin e Kumanovës, me makinën e tij, u përplas pas tre anëtarëve të familjes Aliu, duke shtypur për vdekje vogëlushin 4 vjeçar që më pas ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit.
Por Iliq vazhdon të këmbëngulë se është ndjerë i rrezikuar dhe nuk ka mundur të parandalojë përplasjen, në përpjeje për t’u larguar nga ata që e ndiqnin. Përvec tij, për këtë rast të akuzuar janë edhe Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, për vepër penale “Përdorim të dhunës”.

Paditet kryeprokurorja shqiptare, një ish prokuror e akuzon për shpërdorim detyre

Dy prej tyre, prokurori i Elbasanit Dritan Gina dhe ai i Durrësit Agron Gjana, fillimisht kanë bërë rezistencë, duke mos pranuar të largohen nga posti, por më pas janë tërhequr. Madje, Dritan Gina, së cilës iu shkakua nga puna edhe bashkëshortja Rovena Gashi, ka bërë kallëzim ndaj prokurores së përgjithshme, duke kërkuar që t’i bëhet edhe test për shëndetin mendor.
“Sot u paraqita për të bërë kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cenim të figurës time si profesionist. Arta Markun e kam kallëzuar për shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Është kompetencë e Krimeve të Rënda për shkak të subjektit”, tha Dritan Gina, ish-drejtues i prokurorisë së Elbasanit.
Po ashtu Gina pretendon se kryeprokurorja Marku ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për këtë arsye ai i kërkon kolegëve tek krimet e rënda ta pezullojnë nga detyra. Padi në gjykatë kundër kryeprokurores Marku ka paraqitur një ditë më parë dhe bashkëshorjta e Ginës, prokurorja Rovena Gashi.

Kontesti rreth emrit, Bakiu: Vështirë, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve; Ruzhin: Kompromis, por duke ruajtur identitetin

Pas intensifikimit të takimeve mes zyrtarëve të Maqedonisë dhe Greqisë për të gjetur kompromis për kontestin me emrin, situata do të gjendet  në një fazë edhe më të vështirë, sepse  tani, alternativat konkrete do të duhet të parashtohen në tavolinë dhe ato nuk do të jenë modele  të cilat do të kënaqin totalisht palët.
Kështu mendon analisti politik Qashif Bakiu, gjersa thotë se në këtë drejtim, ai që do të lëshoje pe më shumë do të jetë Shkupi zyrtar, për shkak të pozitës më të fortë greke. Sipas tij, kësaj rradhe rol kryesor do të ketë diplomacia e presionit nga faktorët ndërkombëtar, për ti dhënë fundi këtij problem disavjecar.
“Pa kyçjen e faktorëve kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, SHBA, BE mendoj se ky proces do të jetë vështirë i zgjidhshëm. Në këtë drjetim mendoj se presionin të cilin do ta bëjnë SHBA-të ndaj palëve do të ishte kyq dhe do të mund të sjellte  deri në një zgjidhje të Përafërt e cila do tju ofrohehej palëve”, tha Qashif Bakiu, analist politik.
Edhe ish amabsadori Nano Ruzhin beson se zgjidhja e emrit do të arrihet nën garanci të lartë ndërkombëtare. Është treni i fundit që duhet ta zë vendi thotë Ruzhin, sepse koha ka shkelur shumë gjëra dhe duhet të reagohet me urgjencë.
“Mendoj se tash shpejt do të reagohet sepse koha po shkel për shumë çështje. Por me rëndësi është që të arrihet te zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Me rëndësi Maqedonia të gjej një zgjidhje që do ta ruante indentitetin në njërën anë dhe në anën tjetër me atë solucion të hyjë në NATO dhe ti fillojë bisedimet për integrim me BE-në”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
Analistët mendojnë se deri në fund të vitit Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO, ndërsa pas samitit të qershorit të Këshillit Evropjan, besojnë edhe në marrjen e datës për fillimin e bisedimeve. Ndërkohë, ndërmjetësi Methju Nimic më 17 janar do të takojë palët negociuese në Nju Jork ndërsa ka paralajmëruar takime intenzive edhe në muajin shkurt dhe mars.

MAQEDONI LSM: Të respektohen masat për mbrojtje nga ndotja

 
Personat të cilët punojnë në ambiente të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, të rriten kontrollet inspektuese në vendet e ndërtimit dhe të kufizohet deri në 50 për qind përdorimi i automjeteve zyrtare.
"Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguara t'i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose goditje në tru, pa dallim të moshës, ta zbatojnë ndalesën për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në mjedise të hapura, të sigurojnë kushte për rritjen e aktivitete të shërbimit për ndihmë të shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit", thekson LSM në kumtesën e sotme.

Rusia kundërshton deklaratat e shefit të CIA-s

 
Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat e drejtorit të agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, se rusët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara këtë vit dhe se “për dekada” ishin përzier në zgjedhjet amerikane.
“Unë vazhdoj të jem i shqetësuar, jo vetëm për rusët, por edhe për përpjekjet e të tjerëve, po ashtu”, i tha pardje Pompeo rrjetit CBS, duke mos dhënë detaje. Ai, po ashtu, theksoi se “ne kemi shumë armiq të cilët dëshirojnë ta shkatërrrojnë demokracinë perëndimore”.
Pompeo tha se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka rol të rëndësishëm që të krijoj siguri që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të jenë demokratike. Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është përgjigjur ndaj komenteve të Pompeos gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax, me ç’rast tha se Rusia nuk përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne nuk jemi përzier dhe as që kurrë nuk do të përzihemi në punët e brendshme të shteteve të tjera”, tha Ryabkov. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se deklaratat e Pompeos ishin “gënjeshtra”.

Ghouta- Siri, bombardohen 10 spitale, mungon edhe ushqimi

Sipas njoftimeve të Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, në këto sulme kanë pësuar edhe dhjetë spitale. Vetëm në dy javët e fundit kanë vdekur 126 persona.
Plani për evakuimin e më shumë se 400 persona të sëmure rënde deshtoi pasiqe filluan luftimet. Vetëm 29 e kanë kane arritur te  trajtohen nw spital. Shqetësues për momentin përvec bombardimeve, është mungesa e ushqimit për ata që mbesin gjallë. Më shumë mungesën e ushqimit e vuajnë fëmijët.
“Ata po shohin fëmijët e tyre sesi vuajnë. Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë. Prindërit kërkojnë tua shpëtojmë fëmijët, por ne jut hemi të presin. Ata presin evakuimin por në fakt, presin se kush e ka radhën të vdesë”, tha Amani Balour, mjek në Ghouta.
“Fëmija im ishte kaq e dobërt edhe kur lindi. Unë nuk kasha cfarë të ha kur isha shtatzënë dhe vajza ime lindi e dobët. Ajo ka nevojë për ushqim, për qumësht. Sot gjithë ditën ka qarë. Doktorët thonë që I duhet ushqim e unë nuk kam ku ta gjej ushqimin për të”, tha Um Yasen, banore e Ghoutas.
Për rreth 4 vjet e gjysëm, rrebelët kanë nën kontroll veriun e Ghoutas , në periferi të Damaskut dhe ndaj qytetit zhvillohen sulme ajrore intensive. Mijra njerëz jetojnë pa asnjë shpresë teksa ushqimi në qytet, është gjithnjë e më i pakët. Askush nuk ka asnjë plan se cfarë do të ndodhë me ta, pasi evakuimi për momentin, është thuajse I pamundur.
Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.