Uncategorized

Kontesti rreth emrit, Bakiu: Vështirë, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve; Ruzhin: Kompromis, por duke ruajtur identitetin

Pas intensifikimit të takimeve mes zyrtarëve të Maqedonisë dhe Greqisë për të gjetur kompromis për kontestin me emrin, situata do të gjendet  në një fazë edhe më të vështirë, sepse  tani, alternativat konkrete do të duhet të parashtohen në tavolinë dhe ato nuk do të jenë modele  të cilat do të kënaqin totalisht palët.
Kështu mendon analisti politik Qashif Bakiu, gjersa thotë se në këtë drejtim, ai që do të lëshoje pe më shumë do të jetë Shkupi zyrtar, për shkak të pozitës më të fortë greke. Sipas tij, kësaj rradhe rol kryesor do të ketë diplomacia e presionit nga faktorët ndërkombëtar, për ti dhënë fundi këtij problem disavjecar.
“Pa kyçjen e faktorëve kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, SHBA, BE mendoj se ky proces do të jetë vështirë i zgjidhshëm. Në këtë drjetim mendoj se presionin të cilin do ta bëjnë SHBA-të ndaj palëve do të ishte kyq dhe do të mund të sjellte  deri në një zgjidhje të Përafërt e cila do tju ofrohehej palëve”, tha Qashif Bakiu, analist politik.
Edhe ish amabsadori Nano Ruzhin beson se zgjidhja e emrit do të arrihet nën garanci të lartë ndërkombëtare. Është treni i fundit që duhet ta zë vendi thotë Ruzhin, sepse koha ka shkelur shumë gjëra dhe duhet të reagohet me urgjencë.
“Mendoj se tash shpejt do të reagohet sepse koha po shkel për shumë çështje. Por me rëndësi është që të arrihet te zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Me rëndësi Maqedonia të gjej një zgjidhje që do ta ruante indentitetin në njërën anë dhe në anën tjetër me atë solucion të hyjë në NATO dhe ti fillojë bisedimet për integrim me BE-në”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
Analistët mendojnë se deri në fund të vitit Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO, ndërsa pas samitit të qershorit të Këshillit Evropjan, besojnë edhe në marrjen e datës për fillimin e bisedimeve. Ndërkohë, ndërmjetësi Methju Nimic më 17 janar do të takojë palët negociuese në Nju Jork ndërsa ka paralajmëruar takime intenzive edhe në muajin shkurt dhe mars.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*