Rusia kundërshton deklaratat e shefit të CIA-s

World

Rusia kundërshton deklaratat e shefit të CIA-s

 

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat e drejtorit të agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, se rusët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara këtë vit dhe se “për dekada” ishin përzier në zgjedhjet amerikane.
“Unë vazhdoj të jem i shqetësuar, jo vetëm për rusët, por edhe për përpjekjet e të tjerëve, po ashtu”, i tha pardje Pompeo rrjetit CBS, duke mos dhënë detaje. Ai, po ashtu, theksoi se “ne kemi shumë armiq të cilët dëshirojnë ta shkatërrrojnë demokracinë perëndimore”.
Pompeo tha se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka rol të rëndësishëm që të krijoj siguri që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të jenë demokratike. Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është përgjigjur ndaj komenteve të Pompeos gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax, me ç’rast tha se Rusia nuk përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne nuk jemi përzier dhe as që kurrë nuk do të përzihemi në punët e brendshme të shteteve të tjera”, tha Ryabkov. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se deklaratat e Pompeos ishin “gënjeshtra”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.