Uncategorized

MAQEDONI LSM: Të respektohen masat për mbrojtje nga ndotja

 

Personat të cilët punojnë në ambiente të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, të rriten kontrollet inspektuese në vendet e ndërtimit dhe të kufizohet deri në 50 për qind përdorimi i automjeteve zyrtare.
“Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguara t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose goditje në tru, pa dallim të moshës, ta zbatojnë ndalesën për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në mjedise të hapura, të sigurojnë kushte për rritjen e aktivitete të shërbimit për ndihmë të shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit”, thekson LSM në kumtesën e sotme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*