World

Përfshihet nga zjarri kulla e Trump-it në Nju Jork

Kulla e Trump-it në Nju Jork është përshirë mëngjesin e së hënës nga zjarri. Ekipet e shërbimit zjarrfikës u panë mbi çatinë e rrokaqiellit. Zjarri ishte i vogël dhe ka gjasa të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, tha departamenti i zjarrit për mediat lokale. Tymi doli nga një cep, përpara se të shpërndahej. Rreth 84 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes fillimisht.Nuk kishte raportim të menjëhershëm për persona të lënduar apo evakuime, apo shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Brenda kullës ndodhen një numër i madh banesash dhe biznesesh. Në momentin e  ngjarjes raportohet se Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*