Curiosity

Gjendet shishja e grabitur e Vodkës 1.3 mln dollarë.


Shishja më e kushtueshme e vodkës në botë, e vjedhur të martën nga një lokal, u gjet e boshatisur në një zonë ndërtimi në Kopenhagen. Shishja kushton 1.3 milion dollarë, përbëhet nga ar dhe argjent dhe ka një kapak të dekoruar me diamante.

Ajo i ishte dhënë me qira një lokali në kryeqytetin danez, i cili shfaqte një koleksion vodkash. Pamje të xhiruara nga kamerat e sigurisë treguan të mërkurën momentin kur një hajdut rrëmbeu shishen e vodkës Russo-Baltique, duke u larguar më pas nga bari. Shishja u gjet e padëmtuar, siç bëri të ditur policia daneze. Brian Ingberg, pronari i lokalit ‘Cafe 33’, tha se vlera e shishes mbetej e pandryshuar, edhe pse tani ishte bosh.

“Fatmirësisht – tha ai – kemi ende vodka nga ajo që gjendej në shishe, kështu do ta rimbushim”. Prodhuesi rus i makinave luksoze, Russo-Baltique tha se e kishte krijuar vodkën për të shënuar 100 vjetorin e fabrikës.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*