World

ShBA, rritet numri i të vdekurve nga “cikloni bombë”

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, teksa niveli i dëborës pritet të arrijë në 45 cm lartësi në disa qytete. Stuhia dimërore që ka goditur pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar të paktën 17 viktima, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta.
Si shkak i kohës së ftohtë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur, madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork. Stuhia “cikloni bombë” ka krijuar ka krijuar kaos edhe në qarkullim, ndërsa rreth 4.000 fluturime janë anuluar teksa bora mbuloi pjesë të bregdetit veri-lindor dhe Kanadasë lindore.
Autoritetet paralajmërojnë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit përgjatë fundjavës, por menjëherë pas përfundimit të reshjeve të dëborës, meteorologët parashikojnë rënie drastike të temperaturave, për shkak të zhvendosjes së ajrit të ftohtë drejt rajonit mes Atlantikut. Këtë stuhi meteorologët e kanë emëruar si “cikloni bombë”, sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.
Ky fenomen ndodhë kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*