Uncategorized

Osmani të martën në Athinë, takime me Kotzias dhe Katrugallos, BE, ShBA dhe NATO optimistë: Këtë vit do të ketë marrëveshje për emrin

Pas krijimit të një atmosfere më relaksuese mes qeverisë së Shkupit dhe Athinës për të hapëruar në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe shprehjes së vullnetit politik për takime më intensive mes dy qeverive, nga java e ardhshme si duket qasja e dy shteteve fillon të konkretizohet.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, zyrtarisht ka paralajmëruar se të martën do të qëndrojë për vizitë në Athinë.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani do të zhvillojë takime me shefin e Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe me zëvendësministrin për Çështje Europiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugallos.

Takimet me zyrtarët grekë Osmani do t’i realizojë ndaras, ndërkaq temë e bisedimeve do të jenë të gjitha çështjet që ndërlidhen me eurointegrimin e Maqedonisë.

Ndërkaq, shefi i Diplomacisë greke, Kotyias, duke folur sërish për mediat greke, është shprehur optimist për çështjen e emrit dhe se pret hapa konkretë nga pala maqedonase. Ndërsa shpreson se edhe opozita greke do të jetë më e përgjegjshme dhe do të kuptojë se çështja e emrit nuk duhet të vihet në lojëra brendapartiake dhe se nëse ekziston perspektivë për zgjidhje, do të krijohet konsensus i gjerë parlamentar.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian vazhdon të përshëndet Qeverinë e Maqedonisë në qasjen e saj për zgjidhjen e emrin dhe bën të ditur pritshmëritë e tij për rezultate konkrete në zgjidhjen e këtij kontesti. Edhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hojt Brajan Ji, ka vlerësuar se ka vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë për zgjidhjen e kontestit me emrin gjatë këtij viti. Ndërsa në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, në mes të këtij muaji do të vizitojë Shkupin edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*