Pragë, takohen liderët e partive të djathta

Uncategorized

Pragë, takohen liderët e partive të djathta

Liderët e krahut të djathtë evropian do të takohen sot në një konference në Pragë të Çekisë…

Lëvizja për një Evropë të Shteteve dhe Liri, i sjell së bashku Frontin Kombëtar të Francës të udhëhequr nga Marine Le Pen, Partinë e Lirisë së Austrisë e liderit, Heinz-Christian Strache, pastaj partinë italiane Lega Nord, dhe Partinë e Lirisë në Holandë, që udhëhiqet nga Geert Wilders.

Ky takim organizohet nga personaliteti më i ri i skenës së djathtë ekstreme në Evropë: Tomio Okamura, nga partia e Lirisë dhe Demokracisë Direkte, që është një parti anti-islame dhe anti-imigrante, e cila në zgjedhjet parlamentare në Çeki, në tetor të këtij viti, i fitoi 11% të votave.

Janë paralajmëruar edhe protesta afër hotelit ku mbahet konferenca. Policia e Çekisë ka ndërmarrrë masa speciale të sigurisë për disa prej liderëve të së djathtës ekstreme.

 





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

Zhurma.net
Proudly powered by WordPress | Theme: NewsBD24 by aThemeArt.