Uncategorized, World

Gaza: Vritet një protestues me aftësi të kufizuara

Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump…
Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, ku nuk kanë munguar edhe viktimat si pasojë e përleshjes me policinë izraelite.
“Kjo tokë është e jona, nuk do ta dorëzojmë” ishin fjalët e fundit të Ibrahim Ebu Thureja, një palestinez me aftësi të kufizuara, i cili po merte pjesë në protestat në Gaza në mbështetje të Kudsit, në të cilat humbi jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë.
Gjatë protestave, policia izraelite vazhdon të përdorë plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.
Një nga dy personat e vrarë në protestat në kufirin e Gazës ishte edhe Ebu Thureja, i cili në vitin 2008 kishte humbur dy këmbët si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, ka njoftuar se Jasir Sukar, 23 vjeçar, dhe Ibrahim Ebu Thureja, 29 vjeçar, janë vrarë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në zonat kufitare të Gazës, dhe se 82 persona janë plagosur, prej të cilëve pesë më rëndë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*